SHFMU "Katër Dëshmorët" në Krojmir ka mbajtur Homazhe për dëshmorët e rënë në Pashtrik

SHFMU “Katër Dëshmorët” në Krojmir ka mbajtur Homazhe për dëshmorët e rënë në Pashtrik

Me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit: Isa Olluri, Enver Olluri, Qamil Olluri, të cilët ranë në Pashtrik më 14 dhjetor 1998, dhe Halil Meta i rënë në malet e Blinajës më 22.05.1999, do të mbahen homazhe përkujtimi dhe nderimi për heronjtë.

Po atë ditë do të nderohen edhe martirët, Afërditë Qeriqi dhe Musli Bungu.

Homazhet e nderimet  u mbajtën sot duke filluar në orën 10:00, tek pllaka përkujtimore në oborrin e shkollës.

Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe gjithë të rënët për liri!

Kontrolloni gjithashtu

3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj – Rama lavdëron bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri në pikën doganore Morinë–Vërmicë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në pikën …