Selami Hoti: Thirrje Publike kujtesa e Kosovës

Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe.

Kryetari i Krushës së Madhe Selami Hoti, ka bërë kërkesë publike ku ju ka drejtuar krushjanëve me këtë kërkesë:

Të dashur/a baballarë e shumë të çmuara nëna Krushjane, vëllezër e motra, bijë/a, qytetarë/e, intelektualë/e nga Krusha e Madhe dhe fshatrat përreth që gjatë luftës përjetuat dhe humbët njerëzit më të çmuar në luftë bashkë me ne, ju kërkoj që të vazhdoni dhënien e dëshmive tuaja si të mbijetuar/a të masakrës së Krushës, pa dallim moshe apo profesioni.

Dëshmitë tona të luftës së fundit, duhet t’i dijnë gjeneratat në ardhje, t’u shërbejnë historianëve dhe politikanëve, në veçanti tani kur armiqtë tanë shekullor, përsëri mohojnë krimet e tyre ndaj nesh dhe shkruajnë libra e bëjnë filma mbi gënjeshtrën që e kanë armën e vetme, por shumë të fortë.

Lufta e tyre ishte pushtuese ndërsa e jona për mbrojtje dhe çlirim të trojeve tona. E tani përsëri, ata shpërfaqën qëllimin kryesor, zgjerimin e territoreve të tyre përmes gjenocidit, si në rastin e republika srbska dhe pinjollëve të dalur nga mëngët e shinjellit të Millosheviçit që sot akoma kërkojnë ndarjen e Kosovës, por tani edhe udhëheqin Serbinë, të pa ndëshkuar as nga ne e as nga bashkësia ndërkombëtare e që janë vazhdimësi e projekteve të popullit serb që përmes mbi 30-të programeve gjenocidale e shovene, të bekuara nga kisha serbe nën udhëheqjen e serbëve lokal kryen gjenocidin, etnocidin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve jashtë trojeve dardane!

Andaj, dëshmoni, mos ngurroni, ekipet e profesorëve nga Biblioteka kombëtare  “Pjetër Bogdani” dhe  intervistueseve janë çdo ditë në Krushë.

Këto dëshmi do të vendosen në muzeun e luftës në Krushë, në bibliotekën kombëtare në Prishtinë dhe në web faqe, të përkthyera në gjuhën angleze e serbe.

#Historia më e mirë është kur shkruhet nga vetë të mbijetuarit, mos ngurroni!

Ju lutem, kontaktoni ata direkt ose përmes këshillit të fshatit, asamblistëve, vullnetarëve dhe nga vetë ju, njëkohësisht ju ftoj të gjithë juve që vini nga diaspora që edhe njëherë, në mënyrë shkencore,  ta bëni të ditur dëshminë tuaj, për botën!

P.S

Ky mision/projekt përkrahet nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sportit- MKRS-së dhe Bibliotekës Kombëtare, që në kohën e ish kryeministrit të Kosovës z. Avdullah Hoti, si dhe ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, shkëlqesisë së tij z. Philip Kosnett dhe zonjës së tij Alison Kosnett .

Kjo nisëm kishte ardhur pas kërkesës që i bëra në emër të fshatit, ambasadorit të SHBA-së z. Philip Kosnett dhe znj. Alison Kosnett gjatë vizitës së tyre në Krushë të Madhe me datë 14 Gusht 2019. Më pas, ai kishte angazhuar z. Ray Nayler z/drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, dhe z.Besim Kokollari, zyrtar për programe, me të cilët kemi filluar përgatitjen e projektit që nga 11 Marsi 2020 deri në shpalljen e tij. Por, meqë projekti i pranuar ishte mbi shumën e paraparë nga ambasada dhe për mungesë të fondeve, nuk e vazhduan projektin por inkurajuan aplikuesit që me projektet e tyre t’u drejtohen institucioneve vendore. Kështu që, Biblioteka Kombëtare, mori nismën të paraqesë projektin në Ministrinë e Kulturës, ku ministrja znj. Vlora Dumoshi kishte ofruar gjithë mbështetjen e saj dhe se ministria si e vetme financon projektin.

Gjithsesi, falënderojmë Ambasadën për përkrahjen e nismës dhe përkrahjen e vazhdueshme morale pasi që ky projekt ndihmon në ndriçimin e fatit të Krushës në luftë, kontribuon në sjelljen e paqes afatgjate në vend dhe do t’u shërbejë gjeneratave për të kuptuar nga vetë të mbijetuarit masakrën dhe rrëfimet e tyre.

Në emër të fshatit Krushë e Madhe falënderojmë ambasadën amerikane, qeverinë e Kosovës, ministrinë e kulturës, Bibliotekën Kombëtare, Komunën e Rahovecit dhe gjithë fshatin për përkrahjen e vazhdueshme që kjo nisëm të përmbushet me sukses.

Respekt dhe përulje deri në brez për të gjithë të rënët dhe të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe.

Ju ngjatjeta,

Selami Hoti

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …