Brickos

Arben Duka

Arben Duka sot është poeti më i lexuar dhe më i komentuar ndër shqiptarë

 Arben Duka sot është poeti më i lexuar dhe më i komentuar ndër shqiptarë. Ai, me stilin dhe talentin e tij ka arritur ta mbrojë dhe po e mbron me dinjitet të drejtën e të vërtetën, të njerëzishmen e të dobishmen, të mirën e të shëndoshen, të arsyeshmen e të devotshmen, po e mbron me sukses dhe me shembullin më të tipizuar artin e fjalës së lirë dhe përgjithësisht atë pjesë të letërsisë tonë të shëndoshë kombëtare… 

             Të shkruash për krijimtarinë e Arben Dukës është punë e vështirë, por jo e pamundur. E vështirë, sepse ai ka shkruar një mal Tomori  me krijime dhe të gjitha të nivelit të lartë, poetik e artistik. Nuk është aspak e pamundur, ngaqë ta lehtëson punën sepse është krijimtari e shëndoshë,  shpotitëse dhe shëruese, në të njëjtën kohë. Vështirësia e komentimit të saj qëndron në faktin, se nuk di nga t’ia fillosh më parë. Të shkruash vetëm për dy tri poezi të tij , duke mbushur disa faqe, ke ndjenjën se nuk ke  thënë asgjë, meqë ai ka shkruar aq shumë sa të duket se shkruar fare pak. Të marrësh mundimin dhe të përmbledhësh tërë krijimtarinë e tij, me një vështrim sado modest, duhen qindra e qindra faqe… Prandaj, në këtë shkrim do të përpiqem të përqendrohem në disa veçori të krijimtarisë së tij, e cila nuk është sa duhet e njohur për lexuesit në Kosovë.

Puna e tij e përkushtuar dhe kontributi që ku krijues  i ka dhënë dhe po i jep letërsisë shqipe në përgjithësi, është për t’u çmuar dhe për t’u përshëndetur, sepse jo çdo kush mund të bëhet poet, si Arben Duka dhe jo çdo kush ka talent të lindur, arsimin dije e perceptim të duhur të  realitet si ky poet i madh i letërsisë tone të sotme, e cila  tani, “shumë po shndrit,  por pak po nxeh”, duke mos shkëlqyer si dikur. Megjithatë, nuk thuhet më kot, se  “ku ka pikur, do burojë”.

            Në mesin e poetëve dhe të intelektualëve që nuk janë konvertuar nga burri,në palo-burrë, pa dyshim se ndër vendet e para të tyre është edhe Arben Duka, një emër shumë i njohur i poezisë bashkëkohore shqipe, në disa segmente mbase edhe më i njohuri, më i begatshmi, më realisti, gjithsesi, më burri i burrave.

            Nuk u përmbajta dot që këto konstatime t’ i lë për fund, sepse, për fat të keq, më duket se  të rrallë janë ata intelektualë shqiptarë, që i kanë qëndruar besnikë të drejtës dhe të vërtetës, njerëzores dhe  kombëtares, vlerave dhe idealizmit të pastër human e kombëtar, sikundër poeti, Arben Duka, Dritëro Agolli, apo ndonjë tjetër si këta.

           Duke folur e duke shkruar për  kohën e “demokracisë”, të ashtuquajturin tranzicion 25-vjeçar, nëpër të cilin kemi kaluar dhe po kalojmë me të gjitha ndeshtrashat, babëzitë e prapësitë njerëzore, duke përjetuar mbi kurriz erozionin e vlerave dhe përpjekjet për rrënimin e tërë së kaluarës, në të gjitha segmentet e bazamentin e saj, fizik, moral e kombëtar, duke pasur para sysh pretendimet, që janë bërë e po bëhen  për ta varrosur tërë një epokë, mjerisht, shumë “krijues” në Shqipëri në Kosovë dhe në trojet shqiptare iu bashkuan  fushatës për të shkatërruar gjithçka, që ishte ndërtuar me gjak, mund e djersë gjysmëshekullore. Kjo  fushatë kundër vetes, kundër së kaluarës, kundër vlerave më të qarta e më të pastra njerëzore e kombëtare, është bumerangu që po  kthehet për ditë e më tepër, sepse këta turra-vrapues, as janë  ata që kanë qenë, as po konvertohen  dot në këta që po vijnë gjithandej nga shkretëtira amorale. Këta janë ata shqiptarë, që kanë ngelur në gjysmë të rrugës, me shpresë për t’u integruar në Evropë, për t’ u bërë evropianë, ( të bëhesh evropian, sipas tyre do të thotë ta arrish Majën e Ajsbergut, ku nuk shkohet më tej, nuk ke më halle, as nevojë për punë, as djersë, por jeton si pasha, në xhenetin e kësaj bote!). Ata pretendojnë të na bindin se  para kësaj kohës së tyre, paskemi jetuar në kontinente të tjera,  por jo pikërisht në Evropë, ku kemi gjalluar e gjallojmë denbabaden.

            Arben Duka, është poet në kuptimin e fjalës, që i qaset poezisë  me dinjitet, me respekt, korrektësi e përgjegjësi për gjithë ato që shkruan dhe kumton,  jo me fjalë boshe e konstruksione tallave, por me fjalë që kanë peshë, që ruajnë nderin e respektin e vetë fjalës së ndershme dhe të vërtetë, sepse me fjalë nis e sos bota. “Nuk është me rëndësi sa di njeriu, po nuk gjeti fjalë t’ i thotë si duhet e ku duhet,  ato që di”. Kjo nuk vlen për dërdëllitësit, nuk vlen për krijuesit e poetët profanë, nëse të tillët mund të quhen krijues. Fjala ka peshë ashtu si guri në murim, ka peshë ashtu si  peshorja e drejtësisë, sepse po u tha me vend, po u tha si duhet, pa hile e hipokrizi, ajo mbahet mend, përsëritet nga brezi në brez, është fjalë edukate dhe i përballon kohës, ashtu sikur themeli i fortë i gurit të kështjellës mijëravjeçare. Si të tilla i kuptoj dhe i çmoj poezitë e Arben Dukës, si për nga forma e brendia, ashtu edhe  nga përmbajtja e motivi, nga figuracioni i pasur metaforik e stilistik, nga sintaksa e pasur e semantika origjinale krijuese,  poezi të brumosura  me humor të shëndoshë e satirë shpotitëse, pse jo edhe me sarkazmë e ironi, sipas kutit e çastit.

            Poeti e intelektuali, Arben Duka është krijuesi e burri i vetëm, ndër më të dalluarit,  që ka përballuar dhe po përballon me sukses katrahurën e degdisjen e mendje-terratisurve, të atyre poetëve, shkrimtarëve, e intelektualëve të cilët ndërrojnë gëzofin sipas motit, për të qenë mirë me të gjithë, edhe me atë “që fryn bulçitë e trumbeton se katrani zbardhëllon” ( Noli)  edhe me të tjerë që mendojnë se historia nis e sos me ta, sepse mjerisht po jetojmë  në “Një kohë e zhgërryer, keq nga nihilistët, ku llumi i llumit, janë ish-komunistët!, (Duka) po jetojmë në mesin e  atyre që për  Enverin,  për të cilin dikur jepnin jetën, sot flasin fjalët më të pista…

           Poezia e Dukës, kryesisht ajo humoristike satirike, manifestohet me humor të shëndoshë, shërues, anti depresiv. Ajo ta heq bezdinë dhe stresin që të kap kur dashur pa dashur, duke kërkuar diçka në internet, has në shkarravinat e horrllëqet e sojeve mediokre, apo ngatërrohesh në ekranin e televizorit me ndonjë surrat të tillë. Poeti i ka vënë detyrë vetes, që përmes poezisë të komentojë e të analizojë të kaluarën, përditshmërinë, të polemizojë, të përgjigjet në të gjitha sfidat dhe të sfidojë mediokritetet, profanët, arrogantët e rrahagjoksët, lëpirësit e  pështymave, servilët e të gjitha sojeve,  palo-burrat e palo-krijuesit, kameleonët kokërruar, trabantët e matrapazët dhe tërë një rreth dantesk të ligësive e babëzive njerëzore.  Dhe, çuditërisht, në çdo dyluftim me të tillët, ka korrur dhe korr fitore, sepse duke ballafaquar faktet, realitetet, ai nxjerrë në shesh dhe godet pa mëshirë fudullëkun, kotësinë e shpirtit të vogël e pagan, që bën përpjekje të imponohet, të duket, të uzurpojë gjithçka mundet, mbi kurriz të cilit do që i del para. Krejt krijimtaria poetike e tij është në shërbim të së mirës, drejtësisë, realitetit, njerëzisë. Si e tillë, është njëlloj bari qetësues që të ulë tensionin, të disponon, të heq streset e ditës dhe të bën të ndihesh mirë, thjesht, është poezi terapi.

          Ai  ka gjetur mënyrën më të mirë të mundshme të komunikimit me vetveten dhe me gjithë të tjerët, sepse mali nuk shtyhet me gjoks, por është gjoksi ai që i vihet malit për të qëndruar, për t’u mbajtur në të dhe për të marrë nga ai, atë që të takon. Ai është tejet i vetëdijshëm se një kokërr gruri nuk e mbush hambarin e zbrazur, por ndihmon kokrrat e tjera për ta mbushur, meqë gur-gur bëhet mur. Është njeriu që ka shumë besim në vete dhe ai besim perceptohet me një realizëm të kulluar, bindës, argumentues e faktues.

           Barra, që ka ngarkuar poeti mbi supe për ta mbrojtur të vërtetën nuk është punë Sizifi, por është punë ndërgjegje e burrërie, është sikur ajo diga, e cila mban ujin dhe e lëshon me masë, për të mos u çarë. Ai nuk i thotë dot të zezës e bardhë, për hir të një përfitimi apo favori, sikur bëjnë shumë nga  soji i deledashëve, i hipokritëve dhe zvarranikëve. Me poezinë e tij përlanë para adhamudhët, si dikur Çajupi i madh, godet bajlozin Jan-xhan-gjon-ivan, sikur bënte dikur e në një kohë, Ismail Kadare, godet kukudhët e lubitë sikur Noli në kohën e tij, godet rriçnat e ndytë, sallahanët e shakllabanët sikur i fshikullonte Gjergj Fishta, nxjerrë lakuriq  në shesh, sojin e zvarranikëve të lindorit shqiptar, të motos. “Haja qenit pija qenit, tash i bime karadyzenit” të cilin e kishte tipizuar me të gjitha veset e ligësitë, Kristë Maloku.

Vargu i këtij poeti është shumë i latuar, i konfiguruar metrikisht, i pasur me ritmikë, tingëllimë, rimë të dyzuar, i pasur me figura stilistike, mbi të gjitha varg i thurur me mjeshtëri, jo varg për hir të vargut, për lojë e qëndisje fjalësh, por varg në shërbim të idesë, kuptimit, kumtit, motivit…

            Arben Duka sot është poeti më i lexuar dhe më i komentuar ndër shqiptarë. Ai, me stilin dhe talentin e tij ka arritur ta mbrojë dhe po e mbron me dinjitet të drejtën e të vërtetën, të njerëzishmen e të dobishmen, të mirën e të shëndoshen, të arsyeshmen e të devotshmen, po e mbron me sukses dhe me shembullin më të tipizuar artin e fjalës së lirë dhe përgjithësisht atë pjesë të letërsisë tonë të shëndoshë kombëtare.  ( Ahmet Qeriqi)

***

            Arben Duka u lind më 5. 12. 1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe  Universitetin në “Aleksandër Xhuvani”. Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vend.  Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkë autor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkë autor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet INTERVISTAT E KASO KOSËS në gazetën “INTERVISTA” duke qenë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik.

Disa nga titujt e librave të tij janë:

  1. Nektari i këngëve.
  2. Njëmijë puthje.
  3. Ç’të bëj me fjalën?
  4. Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
  5. Unë isha një i vetëm.
  6. Intervistat e Kaso Kosës.
  7. Vetëm ty të kam.
  8. Gjiri i Virgjëreshës i botuar gjashtë herë.
  9. Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë.
  10. Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë.
  11. Grek o grek kokë goricë-satirë.
  12. Rroj se nuk vdes dot.
  13. Labovë moj Labovë-poemë.
  14. Kristale të thyer.
  15. Dashuria është abstrakte.
  16. Aromë vajze.
  17. Heroi i dashurisë.
  18. Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
  19. Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
  20. Taksidarët e gjakut-satir3.
  21. Njeriu me bllok.
  22. Aliu dhe Saliu.
  23. Rebelohuni-satirë.
  24. Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU.
  25. Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume, e të tjera, e të tjera. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “NDERI I ODRIES”, “NDERI I LUNXHËRISë”, “NDERI I VETERANËVE Të LUFTËS”. Nuk ka dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dekorata shtetërore. (Vikipedia)

 

 

Dy poezi për Enverin, një për Kadarenë dhe një për grekët

 

Enver Hoxha lule, mali që s’u shkule…

 

De-o Enver Hoxha,

që të kishim hekur,

o mos kishe lindur,

o mos kishe vdekur!

 

Këtë e kam thënë,

mbi tri-katër herë,

se në fakt më duket,

strofa më me vlerë!

 

Ti edhe i ikur,

prapë bën histori,

se data të shumta,

kanë lidhje me ty!

 

Si sot-në Tiranë,

monumenti ra,

se në fakt ne jemi,

popull qerrata!

 

Popull qerrata,

sa s’dimë nga t’ja nisim,

të qajmë me ligje,

pastaj të përmbysim!

 

Se ty të përmbysën,

mbetet veç një përrallë,

se ti monumente,

s’kishe në të gjallë!

 

Djallëzisht t’i ngritën,

kur s’kishe më gojë,

se për monumente,

ti s’kishe nevojë!

 

Se sa ishe gjallë,

në fusha e male,

ti krijove veprën,

më monumentale!

 

Bronzet t’i kanë shkulur,

bronze nuk ka më,

por të shkulësh emrin,

është një tjetër gjë!

 

Lidhje-brezi i ri,

s’ka me tëndin emër,

po brezi i vjetër,

të ka thellë në zëmër!

 

Të ka thellë në zemër,

se me ty ka jetën,

po brezit të ri,

s’ja thonë të vërtetën!

 

S’ja thonë të vërtetën,

sepse kanë frikë!

I thonë kishte vetëm,

burgje politikë!!!

 

Nga ata ka pasur,

dhe s’ka diskutim,

po jeta shpërtheu,

në Atdheun tim!

 

S’ja thonë të vërtetën,

këta puthadorë,

që Enveri ngriti,

një shtet madhështor!

 

Unë them të vërtetën,

nuk e mbaj me hatër,

po ç’qe Shqipëria,

në dyzet e katër?!

 

Një kënetë e madhe,

dhe një shtet-rrogoz,

që mund ta ndryshonte,

vetëm një Kollos!

 

Veç për tridhjet vjet,

vendi qe i bërë,

sikur qe ndërtuar,

me shekuj të tërë!

 

Rininë e mbushin,

me pallavra plot,

po në Shqipëri,

populli qe Zot!

 

Ne që kishim dalë,

nga balta-nga hiri,

s’mund të hanim kurrë,

me lugë floriri!

 

Për luks e bollëk,

nuk flas dot as unë,

ama çdo shqiptar,

e kishte një punë!

 

Ajo kohë që quhet,

nga disa një njollë,

për këdo kish falas,

spital edhe shkollë!

 

Gjithë ç’është bërë,

nuk mund t’i radhit,

sepse do më duhej,

të paktën një vit!

 

Pushtetarët sot,

premtojnë disa gjëra,

po ato Enveri,

i kish bërë të tëra!

 

Siguria ishte,

super absolute,

e sot po jetojmë,

në një kohë mute!..

 

Po këtu qe Zot,

Popull Kapedani,

kishim një ushtri,

që dridhej Ballkani!

 

Kishim e ç’nuk kishim,

jo vetëm ushtri,

dhe çdo gjë qe bërë,

pa borxh e kredi!

 

E sot që jetojmë,

epokën e ndritur,

në borxhe-kredi,

ky vënd është mbytur!

 

 

Të vret e të pret,

kapital i egër,

dhe gjëkundi s’duket,

asnjë dritë e gjelbër!

 

Ësht’ krejt e vërtetë,

s’janë thashetheme,

që sot po jetojmë,

varfëri ekstreme!

 

Pushtetet kanë bërë,

super tradhti,

se sot ne në fakt,

jemi koloni!

 

Edhe më idioti,

kaq gjë e kupton,

kapital i huaj,

çdo gjë kontrollon!

 

Si mos të të ikte,

zar’ i tepelekut,

kur dhe energjinë,

lanë në dorë të çekut?!

 

Dritat Shqipërisë,

në vite ja fiku,

një nga më të liqtë,

e kohës që iku!

 

Për këtë-Enver,

fajin e ke ti,

e shkule nga shpellat,

ta bëje njeri!..

 

Ta bëje njeri,

me miq e me shokë,

po shpella atij,

i mbeti në kokë!

 

Shpella i qe gdhëndur,

monument në tru,

ndaj regjim shpellarësh,

istaloi këtu!

 

Kush është, e kuptoni,

ndaj emrin s’ja thom,

po sot mund ta quaj,

dhe TRITOL.COM!

 

Dhe TRITOL.COM,

dhe prapë e ka pak,

njëzet e ca vite,

këtu bëri gjak!

 

Enver Hoxha lule,

derdhur në flori,

si një mal u ngule,

ti në histori!

 

Tani kan’ dalë shumë,

që thika të ngulin,

po malin nga rrënja,

nuk mundet ta shkulin!

 

Ata të kujtojnë,

vetëm prapësira,

ndaj unë fola vetëm,

për punët e mira!

 

Veç punët e mira,

për inat të tyre,

dhe le të më shajnë,

kërmat e çdo ngjyre!

 

Vetëm duke sharë,

bakalarot mbetën,

por do historia,

të gjithë të vërtetën!

 

 

 

Arben Duka: Komandant i tyre, Enver Hoxha qe

 

Gjersa në të gjallë,
nuk të shau kurrë,
kush të shan tani,
është një palo burrë!

Gjithë shkaravitsit,
për të qenë komodë,
antikomunizmin,
e kthyen në modë!

Tani që po bie,
një tjetër muzikë,
gjithë realistët,
quhen nostalgjikë!

E gjithë historia,
nis që me gjermanët,
kur ne na çliruan,
vetëm partizanët!

Veç ata e shkruan,
atë Epope,
komandanti i tyre,
Enver Hoxha qe!

Në krye të Luftës,
ishte Ai Burrë,
dhe kjo gjë për fat,
nuk ndryshon dot kurrë!

Do ta demaskoja,
këtu intrigantin,
që thotë-lufta vlen,
por pa Komandantin!

Thonë sharlatanët,
në një vakt ezberi:
“Tjetër partizanët,
tjetër gjë Enveri!”

Kujën nuk e ngrenë,
ballisto-zogistët,
se më të helmuar,
janë ish-komunistët!

Sala mund të jetë,
tamam prototipi,
po këtu ka mbirë,
shumë farë Uriahipi!

Uriahipi shkon,
përtej letërsisë,
si kryesimbol,
i krejt ligësisë!

E dimë-Çlirimi,
vendin si e gjeti,
se si mbi gërmadha,
këtu u ngrit shteti!

Shtet me Burra Shteti,
jo si këta lepuj,
njëzet e pesë vjet,
kapërcyen shekuj!

Shtet me Burra Shteti,
që bashkuan malet,
nga feudalizmi,
tek hidrocentralet!

Shtet me Burra Shteti,
jo si karnavalet,
për gjithë popull falas,
shkollat dhe spitalet!

Një shtet për të varfrit,
qe në kohën tonë,
pa drogë e sëmundje,
pa prostitucion!

Nuk them se kish ardhur,
tamam kohë e artë,
po këtu shqiponjat,
fluturonin lartë!

Në atë kohë linda,
dhe u rrita unë,
kur kish për të gjithë,
një shtëpi dhe punë!

S’numërohen veprat,
që u bënë këtu,
që u shkatërruan,
nga falangat blu!

Sot ne po jetojmë,
në një kohë të pistë,
të pistë nga llumi,
anti komunist!

Një kohë e zhgërryer,
keq nga nihilistët,
po llumi i llumit,
janë ish-komunistët!

Janë ish-komunistët,
marksist-leninista,
që thonë për Enverin,
fjalët më të pista!

Unë një komunist,
për fat s’kam qenë kurrë,
por prapë Enver Hoxhën,
e njoh për një Burrë!

Një Burrë të Madh Shteti,
të jem i përpiktë,
se ngriti këtu,
një Shtet të Çeliktë!

 

 

 

 

 

 

Kadareja dhe Komunizmi…

 

Këtu u përmbys,

kokëposhtë Shqipëria,

Kadaresë i doli,

gjithë profecia!

 

Rrapit madhështor,

rritur në shtrëngatë,

Kadareja vetë,

i hyri me spatë!..

 

E vërtetë që malet,

s’u shkulën nga rrënjët,

po me qindra herë,

janë rivrarë të rënët!

 

Vetëm për Enverin,

s’e mendoi shkrimtari,

një natë do ta nxirrnin,

dhe atë nga varri!

 

Deri tek Enveri,

profecia s’shkonte,

se gjithkush do dridhej,

vetëm ta mendonte!

 

Gardian i sistemit,

Ismaili qe,

dhe për të Enveri,

ishte një Ante!

 

Neve komunizmin,

fare s’e kuptonim,

po Malua na bëri,

që ta dashuronim!

 

S’besonim kur thoshnin:

“Partia na lindi!”,

po dhe për këtë,

poeti na bindi!

 

Ne s’kishim haber,

për revolucionin,

po Malua na bëri,

që ta dashuronim!

 

Enverin e donim,

ne me doemos,

po Malua-me “Dimrin”,

e bëri Kollos!

 

Për Të dashuria,

na buronte lumë,

po Malua na bëri,

ta donim më shumë!

 

Edhe për “Kështjellën”,

e kishim kuptuar,

që qe Shqipëria,

an’ e mbanë rrethuar!

 

Malua me figura,

për Kështjellën fliste,

po kuptohej lehtë,

që qe komuniste!

 

Me Kinë tradhtaren,

Malua qe i sertë,

fiks në Fund të Dimrit,

i shkroi një Koncert!

 

Dhe për Europën,

e qau me lotë,

tregimin e mbushur,

me mbretër idiotë!

 

Çdo mbret krahasohej,

me një lehje qëni,

lexoni tregimin,

kur s’kini ç’të bëni!

 

Nuk më kundërshton,

dot asnjë njeri,

që për Komunizmin,

Malua qe Gjeni!

 

Malua qe gjeni,

mali më i lartë,

gjer tezat e ftohta,

i ktheu në art!

 

Veç një herë me Shefin,

Malua doli huq,

kur ja bëri shokët,

Pashallarë të Kuq!..

 

“Nuk jam unë Zeusi!”,

Shefi tha ngadalë,

“Bëj më shumë kujdes,

mos u vjas-o djalë!”

 

Shefin me Zeusin,

ky e krahasonte,

po Shefi këtë,

as që e mendonte!

 

Po kokën e Malos,

askush nuk “e preu”,

për të rrufepritës,

ishte vetë Anteu!

 

Malua kot së koti,

tani përkëdhelet,

se nuk kish bir nëne,

t’i vinte çengelet!

 

E gjithë Byroja,

dhe mund të rrafshohej,

po nuk kishte Zot,

Malos t’i afrohej!

 

S’kish fuqi mbi Malon,

këmbana mortore,

se vepra e Tija,

ishte madhështore!

 

Ishte madhështore,

si nga Zoti ndrequr,

i duhej Partisë,

për të udhëhequr!

 

Malua perënditë,

në tokë i zbriti,

ndaj nga rëndësia,

këtu qe i dyti!

 

I zbriti në tokë,

i la pa mermer,

na tha-Zoti Ynë,

është shoku Enver!

 

Jo veç si shkrimtar,

po dhe si njeri,

e dua-se shkroi,

me shumë dashuri!

 

Ky është Ismaili,

që kam njohur unë,

me atë të sotmin,

nuk kam asnjë punë!

 

Kjo metamorfozë,

nuk ka mundësi,

ky s’është i vërteti,

po është një sozi!

 

Ky është një sozi,

nuk është ai burrë,

sepse i vërteti,

s’tradhëtonte kurrë!

 

 

Greket

 

 

c’jane ata ne ate breg

ububuja qenkan grek

kujdes cuna mos ju kapin

se pastaj ju rruajne trapin

 

ra nje shi vendin e lau

c’pati greku qe na shau

kerkon te na uli pjacen

grek o grek te……..racen

 

mu te kryqi ku u lute

pandehe se na e fute

o haleja i halese

i paturp e i pabese

 

ca ushtare kur po kendonin

ne orgazem po kalonin

shanin turq edhe shqiptare

sdi pse ndiheshin krenare

 

dhe i donin zorret tona

per oshkure per nallona

pse keshtu o cipeplasur

shume urrejtje paske pasur

 

me ngadale e me avash

sa te behet keci dash

je i lutur te na hash

ca prodhon zorra e trashe

 

o surrati me nallona

nuk i nxjerr dot zorret tona

ndaj rri urte ne ate prak

se ka bere cecua bicak

 

po neve jemi ketu

me te vjeter dhe nga ju

dhe se cajme trapin hic

kur na shan nje palo pic

 

grek o grek o kryehorr

e ndien veten superior

ke harruar historine

Vangjel Zhapen e Aline

 

kishte Zhapa ne oborr

njemije greker sherbetor

kish Aliu ne Janine

fronin dhe Vasiliqine

 

kapedanet shqipetare

me flori dyfekun lare

vec me kenget e dyfekut

pavaresine i sollen grekut

 

lih or lih duke kenduar

por historia eshte shkruar

vule e bardhe mbi te zeze

qe nga Vjosa ne Preveze

 

se ne jemi ketu

me te vjeter dhe nga ju

ndaj mos lihni, hingellini

se ca borxhe na i kini

 

historia e vertete

s’eshte vetem dhjete vjete

qe erdhem aty te ju

se ca halle kish ketu

 

po hallet tona do te treten

vec kujtime do te mbeten

po edhe ne o grek dikur

te dhame buke e te dhame grure

 

ndryshe flet e ndryshe ben

kali i trojes u be qen

qen-zagar perjashta dhembet

te ha e te nduk nga kembet

 

vete na ngave nuk te ngame

pisllekun te gjithe e pame

te pergjigjem o andart

me monedhe te barabarte

 

provoje more hale

dac me turkun dac me ne

provoje o bir putane

te lesh breket kesaj ane

 

mos harro o horri i horrit

drurin e 4 shtatorit

ju ….. , e prape s’u ngopet

perpara ju vume si lopet

 

ne vertete jemi te gurte

po nuk jemi aq te urte

do me,te shajme o mavie

edhe me liber shtepie

 

morali yt s’mund te ngjallet

kur me kenge andarti tallet

me turkun e Shqiperine

qe te mundim me peshtyme

 

se ne jemi te sprovuar

historia na ka shkruar

kur s’kishim buke, more mut

hanim zjarr edhe barut

 

na ngave ndaj te ngame

keshtu ditem ,keshtu thame

grek-ushtar kokegorice

ec na puth ne prapanice

 

grek-ushtar kokethumbi

fjala vret me shume se plumbi

serish reston do ta marresh

por kjo s’eshte nje pune ushtaresh

 

c’jane ata qe shkojne lart

o-bo-bo qenkan andarte

i jane sulur shqipetarit

qe ti hane majen…..

 

ne o grek e thame tonen

mor ta …… Kina nonen

kruhu me djemte e SHQIPERISE

po s’ti ……gjith robt e shpise

( Shqiptarja com)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …