SHFMU ,,Maxhun Çekaj” në Irzniq shënon 92 vjetorin e themelimit i pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj

Këtu i mora mësimet e para nga kjo shkollë, jam edhe i emocionuar që jam këtu në mesin tuaj sepse isha pikërisht nxënës i kësaj shkolle, këtu i takoi mësimdhënësit e mi por edhe gjeneratën time dhe shokët e bankës, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në SHFMU,,Maxhun Çekaj” në Irzniq të komunës së Deçanit. Nuk është krejt rastësi se në këtë shkollë pos mësimit që është mbajt dhe janë dal gjenerata të tëra dhe kuadro kjo shkollë ka qenë edhe një vend komandë ku janë strehua e kanë qëndruar  Ushtarë  të zot e Dëshmorë të Kombit që janë sot. Kjo shkollë mbanë një emër të madhe një vlerë të këtij vendi që kurrë askush nuk mund ta kontestoi, sepse mbanë një emër ku  Dëshmori ,,Maxhun Çekaj” së pari ishte njeri që mbante vlera njerëzore, ishte edukator shembullor dhe u kthye në prind për luftëtarët e ri, i edukoi i aftësoi dhe nuk i la vetëm, është një rast unik dhe një vlerë që ne duhet ta mbajmë me besnikërinë më të madhe sepse kemi çfarë të ju tregojmë brezave tha Haradinaj. Sot në këtë ditë të veçantë Kryeministri Haradinaj, Dëshmorin e Kombit Maxhun Çekaj e dekori më medaljen ,,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Në këtë manifestim për nderë të 92 vjetorit të kësaj shkolle kanë folur drejtori i këtij tempulli të dijës Mehdi Dodaj, ku tregoi për historikun e shkollës duke thanë se jemi bashkë për të festuar një datë me rendësi, këtë datë e cila para 92 viteve i dha dritë fshatit Irzniq por edhe fshatrave përreth nesh, datë e cila pikërisht në këtë vend nisën mësimet edhe nxënësit e kësaj anë ndonëse në atë kohë me vetëm 4 klasë. Sot po festojmë edhe një vjetorin e riemërimit të shkollës sonë nga ,,Avni Rrustemi” në emrin e Dëshmorit të Kombit Maxhun Çekaj. Kjo shkollë e cila ishte vetëm shkolla fillore për të parën herë në këtë fshat u hap në vitin 1927, si shkollë 4 klasëshe ne gjuhën serbe, në Xhamin e fshatit në (Mejtep). Në viti 1931/32 kur u ndërtua objekti i parë shkollorë numri i nxënësve shqiptarë filloi të rritet. Fillet e mësimit shqip në këtë shkollë filluan në  vitin 1941 e tutje. Në atë kohë shkolla mbante emrin ,,Bajram Curri’’ deri në vitin 1944 ku në këtë periudhë kohore filloi të përhapet edhe mësimi në gjuhën shqipe, njëherit filloi të përhapet kultura  kombëtare shqiptarë. Mësues të parë të asaj kohe ishin Abdyl Xhafo dhe Dul Pashaj, qe të dy nga Shqipëria. Ndërsa pas luftës së dytë botërore në vitin 1945 si mësues tjetër shqiptar ishin edhe Taip Perjuci dhe Avdyl Nush Çekaj. Në vitin 1947 këshilli popullor i Rrethit i cili në atë kohë ishte edhe në Gjakovë vendosi që në fshatin Irzniq ta formoi Gjimnazin e Ulët se pari në gjuhën serbo-kroate e më vonë ne vitin 1949 edhe në gjuhën shqipe ku mësimet i vijonin 54 nxënës. Ndër arsimtarët e parë që punuan në ketë gjimnaz ishin Nazim Domi, Zef Lymezi, Xhevat Koshi, Haxhi Ferizaj, Shaban Vokshi, Teki Zhavelli, Skender Gaxha dhe Asllan Kryeziu. Në vitin 1955 u bashkuan këto dy gjimnaze në një drejtori ku si drejtor ka qenë Bardh Nitaj nga fshati Dranoc, ndërsa në vitin 1960 drejtor u emërua Shaban Vokshi. Në vitin 1959 në kuadër të shkollës Amë në Irzniq janë bashkuar edhe shkollat fillore Gramaqeli, Lumbardhi dhe Ratishi i Ulët. Në vitin  shkollor 1965/66  drejtor i kësaj shkolle u emërua Prof. Njazi Ferizi nga fshati Kodrali me mandat 4 vjeçare e pas tij  Muharrem Dervishaj nga Irzniqi. Në ketë objekt ku tashmë mbahet procesi edukativo mësimorë është ndërtuar në vitin 1974, ky objekt i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtje të procesit mësimorë mbase është rinovuar disa here pas lufte. Aktualisht kemi 12 dhoma mësimi, 4 kabinete 1 sallë për mësimdhënës 3 zyre dhe disa kthina tjera përcjellëse. Kemi hapësira të bollshme fusha sportive të asfaltuara ndërsa punimet për palestrën sportive kanë nisur dhe e besojmë se do të përfundojnë ketë vite. Kuadri mësimor dhe kushtet e punës për realizimin e detyrave edukativo-arsimore janë në nivelin e duhur. Vlen të  theksohet se duke u mbështetur në kërkesën e DKA-së dhe kërkesën e këshillit të shkollës  drejtuar MASHT-it më 03.08.2018, është shqyrtuar kërkesa nga MASHT-i dhe është miratuar që kjo shkollë nga emri që ka bartë deri më tani ,,Avni Rrustemi’’të bartë më nderë dhe krenari emrin e Dëshmorit Maxhun (Malë) Çekaj, një mësimdhënës i shkëlqyer i cili edukoi gjenerata te tëra. Maxhuni i takoi plejadës së intelektualëve të devotshëm , të cilët pa u hamendur iu bashkuan radhëve të UÇK-së i cili edhe ra në vi të frontit në përballje më forcat serbe më 11 gushtë të vitit 1998, ka thënë ndër të tjera drejtori i këtij tempulli të dijës Mehdi Dodaj. Në këtë datë të shënua kanë folur edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi dhe Drejtori i DKA-së Bekim Vishja të cilët premtuan se në vazhdimësi do të mundohemi që të krijojmë kushte më të mira për nxënës dhe mësimdhënës në mënyrë që të kemi edhe cilësi më të lartë mësimore .

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …