Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti të shpjegoj se pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë!? “E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, cfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe ti shpjegoj popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për as një prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitimi. Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë” ka thënë mes tjerash, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …