Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart procesin e regjistrimin të popullsisë në vendin tonë

Koordinatorja për Zhvillim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart procesin e regjistrimin të popullsisë në vendin tonë. Me qëllim të informimit për procesin e regjistrimit, që po zhvillohet në vendin tonë, ajo ka organizuar një tryezë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. “Pata kënaqësinë të isha mikpritës i tryezës informuese për komunitetin ndërkombëtar mbi regjistrimin që është duke u zhvilluar. Misioni i UNECE-s dhe i ekspertëve të UNFPA Eastern Europe & Central Asia konfirmoi se procesi përmbush standardet ndërkombëtare. Agjencia e Statistikave të Kosovës po menaxhon në mënyrë shembullore këtë proces dhe shkalla e pjesëmarrjes është shumë e lartë”, ka shkruar Koordinatorja për Zhvillim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …