leoni

Menaxhmenti i KEK-ut e përkrah kërkesën e punëtorëve për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat

KEK-u kryen remontin kapital të Bllokut B-2 me qëllim të sigurimit stabil të prodhimit të energjisë

Me qëllim të rritjes së sigurisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit të qytetarëve me energji stabile, Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur remontin kapital të njësisë B-2 të Termocentralit Kosova B. Ky remont, i cili përfshinë riparimin gjeneral të njësisë B-2, ka filluar më 24 prill dhe do zgjasë deri në fund të muajit korrik. Përkundër faktit se këto njësi janë afër përfundimit të jetëgjatësisë së tyre, drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri, tha se pas investimeve dhe remontit blloqet do të funksionojnë mjaftueshëm të sigurta. “Jemi në një fazë që jemi duke punuar në dy drejtime d.m.th me njërën njësi jemi në operim, ndërsa me njësinë tjetër sipas planifikimeve tona që i kemi zhvilluar edhe më herët ku të gjitha planifikimet janë kryer në vitet paraprake në mënyrë që ne sot të mundemi të fillojmë këtë remont kapital që ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e operimit dhe sigurinë e furnizimi të qytetarëve me energji elektrike. Keni mundur të shihni që aty bëhet një punë profesionale dhe shumë specifike, e cila realizohet një herë në 7 vjet që nënkupton që krejt ky objektiv dhe ky qëllim është për të rritur sigurinë e furnizimit të qytetarëve me energji elektrike. Marrë parasysh që këto njësi janë afër përfundimit të jetëgjatësisë së tyre, normalisht që këto investime kapitale bëjnë të mundur zgjatjen e jetës së operimit të këtyre njësive dhe njëkohësisht rritin edhe sigurinë, por kjo është njëra ndër komponentët. Një punë tjetër që po funksionojmë paralelisht edhe jemi para përfundimit ose para përmbylljes së proceseve administrative, janë projekte të cilat do të organizohen gjatë vitit 2020 dhe 2021 e që kanë të bëjnë me ndotje të ambientit. Këto projekte do të financohen nga Zyra e Bashkimit Evropian ndaj të cilëve ne jemi shumë mirënjohës dhe jemi duke bashkëpunuar dhe funksionuar jashtëzakonisht shkëlqyeshëm, në mënyrë që t’i mbërrijmë ato afate kohore, të cilat i kemi planifikuar”, shtoi Imeri. Remonti i këtij blloku është duke u bërë nga dy kompani prestigjioze Alstom dhe General Electric. “Këtë vit jemi duke bërë remontin e të gjitha pjesëve të njësisë B-2. Jam shumë i kënaqur sepse makineria e njësisë B-2. është mirë dhe ne nuk kemi pasur ndonjë problem dhe pasi të përfundojmë kontrollin, ne do ta lëshojmë në punë sërish dhe konsumatorët do të jenë shumë të kënaqur”, tha Guy Stoeckel nga kompania Alstom. Ndërsa menaxheri i projektit për riparimin e turbinës, Drin Shahini, tregoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem. “Falë bashkëpunimit që kemi pasur ne si KEK me GE (General Electric), siguria ka qenë në nivel. Nuk kemi pasur lëndime në punëtorë apo në staf. Tani jemi në fazën fillestare që quhet faza e demontimit, pastaj faza e defektazhës apo gjetjes së defekteve që mund të ketë gjatë demontimit të turbinës”, tha Shahini. Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B ka kapacitet prodhimit prej 339 megavatesh, por me qëllim të ruajtjes së funksionimit të tij, blloku punon me kapacitet prej 300-315 megavat.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …