leoni

Sërish ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, sërish hidhet gaz nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Shkatërruesit dhe sulmuesit e institucioneve nga radhët e Vetëvendosjes, sërish akuzojnë 20 vjet të qeverisjes së opozitës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video, me agresivitet, urrejtje e zemërim e ka kritikuar opozitën, (e vetëdijshme për ngërçin dhe kolapsin që po e pret),  duke ripërsëritur si çdoherë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur  ata të cilët i quan “shkatërruesit e shtetit” që nuk dashkan  ta shohin Kosovën mirë. Kjo video shfaqet në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, por Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit. Në video shfaqet edhe fytyra e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që është tërhequr nga skena politike, ish-kryeministrit tjetër, Ramush Haradinaj, Behxhet Pacolli, pastaj shihen foto inserte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e të tjerëve. Në videon e Vetëvendosjes ku janë apostrofuar ish-funksionarët, për gjoja shkatërrimin e shtetit, pavarësisht se disa prej tyre ishin shtet-formuesit e shtet-ndërtuesit nuk është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari, e cila ka qenë pjesë pushteteve të kaluara, pasi ajo tani është me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …