Shkolla “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, në ditën e shkollës, përfiton donacion prej pajisjeve informative nga KFOR-i amerikan

Sot, shkolla “Abetarja” në Softaj të komunës së Ferizajt, shënoi ditën e shkollës e në këtë ngjarje, në saje të një bashkëpunimi të mirë, me KFOR-in Amerikan, kjo shkollë përfitoi donacionin e radhës, përbërë prej 7 Laptopëve të rinj, si dhe disa pajisje të tjera sportive për këtë shkollë. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani me bashkëpunëtorë, ku uroi drejtuesit e shkollës për ditën e shkollës dhe falënderoi KFOR-in amerikan për donacionin. Drejtoria e shkollës është mirënjohëse dhe shumë falënderuese për këtë bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in Amerikan të Kampit Bondstill, të cilët pa hezituar  i marrin parasysh kërkesat e shkollës. Ky donacion për shkollën, mundëson që kjo e fundit të funksionalizoj kabinetin e informatikës, në shërbim të shkollarëve të kësaj shkolle.

May be an image of 12 people, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …