Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019

Dy zëvendës ministra të Qeverisë së Kosovës Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran. Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike, përfaqësuesit e qeverisë u zotuan se ky projekt do të jetë me prioritet, me qëllim që nxënësit e këtij lokaliteti, të kenë mundësinë të ndjekin mësimet në kushte sa më të mira. Sami Hajdaraj zv. ministër i Administratën Publike, u shpreh se MAP do t’i jap mbështetje finalizimit sa më të shpejtë të këtij projekti dhe se nuk ka pengesa që mund ta ngadalësojnë dinamikën e punës. Megjithëse përfaqësuesi i kompanisë punë kryese, u shpreh se projekti do të përfundoj në funt të vitit tjetër, që nënkupton edhe fillimin e mësimit në objektin e ri, kryetari i komunës Sokol Haliti kërkoi që shkolla të jetë e gatshme për nxënësit në shtator të vitit të ardhshëm. Kërkesa e kryetarit Haliti u mirëprit edhe nga ana e përfaqësuesve të ministrisë gjë që edhe punë kryesi u dakordua që të rrisë dinamikën e punëve dhe shkolla e re për nxënësit e Pozheranit të jetë e gatshme më 1 shtator të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …