Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci të mërkurën kanë parë nga afër punimet finale që janë duke u kryer në objektin e ri të Shkollës Fillore në Talinoc të Muhaxherëve.
Aliu ka shkruar në “Facebook” se Shkolla e re në Talinoc të Muhaxherëve, punimet e së cilës kanë nisur në vitin 2020, janë pothuajse drejt fundit. Sot, bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituam objektin e ri të kësaj shkolle, me hapësira e infrastrukturë moderne e cila së shpejti do të jetë e gatshme, me inventarin e nevojshëm, për të mirëpritur drejtuesit, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle. “Përveç dhomave të mësimit do të ketë edhe kabinetet profesionale kthina rekreative, me kushte moderne për të zhvilluar mësimin nxënësit e këtij fshati”, ka shkruar ai.