Shkolla në Vërmicë do të bartë emrin “12 PRILLI”

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka dorëzuar edhe zyrtarisht vendimin për emërtim të ri të shkollës në fshatin Vërmicë, që tash do të bartë emrin “12 PRILLI”, që ndërlidhet me rënien e dëshmorit të fshatit Bajram Gashi dhe 11 martirëve të tjerë të këtij fshati, duke përfshirë profesorë, të rinj, burra e gra, që u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Emërtimi i kësaj shkolle më gëzon shumë, për faktin se edhe në vitin 2018, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, kam qenë i angazhuar direkt në përkrahje të procedurave deri të marrja e vendimit për themelimin e kësaj shkolle, që deri në atë kohë ka qenë një paralele e ndarë e ShFMU “Gjergj Kastrioti” në Llozicë. Urime stafit drejtues të shkollës, mësimdhënësve, nxënësve dhe gjithë banorëve të Vërmicës”, deklaroj me këtë rast kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati .

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …