Shkolla Shqipe – Zvicër organizon promovimin e krijimtarisë letrare të Bedri Dedjes

Shkolla Shqipe – Zvicër organizon promovimin e krijimtarisë letrare të Bedri Dedjes

Të premten, me datën 17 qershor Shkolla Shqipe – Zvicër organizoi promovimin e krijimtarisë letrare të Bedri Dedjes me titull “Bedri Dedja… fjalë të përzgjedhura, krijimtari që rrezaton, një jetë për fëmijët – për të ardhmen e njerëzimit ”

Programin e hapi drejtuesi dhe organizatori i kësaj mbrëmje kulturore Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili në mes tjerash tha: “kjo mbrëmje është një mbrëmje  e veçantë sepse i dedikohet njërit prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe dhe me theks të veçantë njërit prej klasikëve të letërsisë për fëmijë dhe ne sot së bashku me nxënësit e shkollës shqipe do të shfletojmë faqe nga krijimtaria  e tij, e cila krijimtari përkufizohet me një fjali: krijimtari që rrezaton, një jetë për fëmijët – për të ardhmen e njerëzimit ”.

Pastaj iu dha fjala konsullit të Ambasadës së R. së Shqipërisë z. Valon Gashi si dhe përfaqësueses së Konsullatës së R. së Kosovës në Zyrih znj. Shukrije Ramadanit, për një fjalë rasti.

Pjesëmarrës të këtij prezantimi ishin nxënësit e shkollave shqipe në Regensdorf, Wetzikon, Uster, Rüti, Volkestwil, Fehraltorf dhe Schwerzenbach të Kantonit të Zyrihut dhe të pikave shkollore në Neuenhof dhe Spreitenbach të kantonit të Argaut, në të cilat pika shkollore japin mësim mësuesit e përkushtuar Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu. Programin  e hapi  nxënësja  e shkollës shqipe në Neunhof, Melisa Selimi me këngën “Moj Arbëri”, pastaj mori fjalën znj. Suela Jorgaqi, e cila foli për rëndësinë e librit dhe lidhjen bibliotekë- shkollë – nxënës, si dhe znj. Rita Petro – poete dhe drejtoreshë e botimeve ALBAS, Shtëpisë, e cila është përkujdesur për botimet e shkrimtarit Bedri Dedja. Në të njëjtat valë ishte edhe kryeredaktorja e Shtëpisë “Albasa” znj. Ervisa Paloka, e cila foli për botimin e tekstit shkollor për nivelin e parë, për fëmijët në diasporë, i cili shumë shpejt do të jetë në duart e nxënësve të shkollave shqipe.

Shkolla Shqipe – Zvicër organizon promovimin e krijimtarisë letrare të Bedri Dedjes

Ne pjesën e dytë, mësuesi Vaxhid Sejdiu prezantoi në pika të shkurtra krijimtarinë shkrimtarit Bedri Dedja duke ilustruar me titujt e veprave të botuara dhe ribotuara ndër vite nga autori si dhe më pas, kurse e bija e shkrimtarit Edlira Dedja bëri një vështrim mbi rrugëtimin e krijimtarisë së tij.

Nxënësit nëpërmjet një shqiptimi dhe leximi të pastër përcollën emocione te të pranishmit duke dhënë fragmente nga krijimtaria e Bedri Dedjes.  Në pjesën e parë: Alea Halimi, Tana Limoni, Eliona Muçaj, Leonita Berisha, Melisa Selimi, Lorina Selimi, Lina Limoni, Erina Aliti, Majlinda Aliti dhe Anesa Zymeri, kurse në rolin e mësueses e bija  e shkrimtarit Edlira Dedja lexuan fragmente nga romani “Sikuriada”, kurse nxënësit: Lerza Kastrati, Edion Kastrati, Rina Kelmendi, Enea Fandaj,   Era Kelmendi, Medina Maloku, Ajlina Huneli, Aulona Shaqiri, Anisa Salihu, Anesa Huneli, Fatjon Maznikolli, Amar Ademi, Elsa Muharemi dhe Nora Nocaj, lexuan vargje nga “Shkolla e pyllit”. Mbrëmja u mbyll me nxënëset e shkollës shqipe në Rüti, të Zyrihut, Erina Lumani, Leona Malo dhe Lerza Kastrati  të cilat kënduan këngën “Pse jemi të ndarë”.

E përgatiti:

“Shkolla Shqipe “ – Zvicër

Sektori për informim

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …