Shoqata humanitare “Human Appeal International” ndihmon 38 familje në komunën e Hanit të Elezit

Shoqata humanitare “Human Appeal International” me seli në Prishtinë e cila është e përqendruar kryesisht në aktivitete bamirësie, realizoi edhe një aktivitet humanitarë në komunën e Hanit të Elezit. Kjo shoqatë, për 38 familje të komunës së Hanit të Elezit ndau pako ushqimore dhe higjienike. Shoqata humanitare “Human Appeal International” është për shumë vite prezentë në komunën e Hanit të Elezit duke kontribuar dhe ndihmuar shumë familje. Me këtë rast kryetari komunës Rufki Suma i priti në takim rasti Ibrahim Ramabaja, përgjegjës për sektorin e fëmijëve jetim në kuadër të kësaj shoqate me bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe familjeve përfituese i falënderoi përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Human Appeal International” duke e theksuar bashkëpunim shumë vjeçar në ndihmë të banorëve të kategorive të cenuara sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …