Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli do të ndërtojnë shtëpi të reja për familjet që u dëmtuan nga vërshimet në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, humanisti Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit dhe Selim Pacolli, kanë vizituar familjet që janë prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti, shtëpitë e të cilëve u bënë të pabanueshme nga dëmtimet si pasojë e fatkeqësisë. Me këtë rast, atyre ju kumtua lajmi se po bëhen me shtëpi të reja, të cilat do të ndërtohen nga Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli. Kryetari Nura ka përgëzuar familjet e Isak Smajlit – Kuçicë, Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, të cilët shumë shpejt do të vazhdojnë jetën në kushte më të mira banimi.

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …