Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shoqata Kulturore Shqiptare, “SHQIPONJA” i dërgon letër të hapur shefes së BE-së Federica Mogherini

Shoqata kulturore shqiptare SHQIPONJA, me seli ne Siegen te Gjermanise ,ne mbledhjen e saje te rregullt te dates 28.10.2017, nder te tjera , vendosi t’ ju shkruaj kete leter,e cila eshte e sinqerte dhe  ka nje qellim te paster.   Ne kemi respekt te pa fund,per cilindo individ,grup njerzish, apo institucion te larte sic eshte Bashkimit Europian qe perpiqet te pajtoje,konfliktet ne mes popujve.

E nderuara Zonja Mogherini!

Ne konsiderojme se nese perpjekjet per te arritur kete qellim jane  te sinqerta dhe te barabarta per ti pajtuar popujt  duhet  te japin rezultate te qendrueshme ,ne te kunderten, po qe se nuk jane perpjekje te ndershme e te sinqerta,nese palet ne konflikt nuk konsiderohen te  barabarta ,bisedimet mund te vazhdojne pa fund pa dhene ndonje rezultat konkret pozitiv. Takimi me ndermjetsimin Tuaj i Presidenteve te Shtetit te Kosoves ,Hashim Thaci dhe atij te Serbise Aleksander Vucic me 31 gusht 2017,ne Bruksel,e me vone ne U.S .A, na shtyu te shkruajme kete leter teper miqesore. Keto probleme per vete natyren e tyre, duhet te shkruheshin nga Akademia e Shkencave e Kosoves dhe Shqiperise qe disponojne te gjitha te dhenat historike per problemet qe do te trajtojme ,por ne si  anetare te shoqates  “Shqiponja” me seli ne Siegen po shprehim pikpamjet tona per problemin madhor te mardhenjeve ndermjet popullit shqiptar dhe atij serb me qellim qe te arrihet me mira e qendrueshme ne keto mardhenje te tronditura prej shekujsh,ndermjet dy popujve qe historia u ka caktuar fatin te jene fqinje.

Kombi dhe populli yne qe eshte me i vjetri ne Ballkan se paku per keto 150 vjetet e fundit ka qene,jo per faj te tij,ne mardhenje armiqesie e lufte here te armatosur e here politike me Serbine dhe aleatet e saj,nga Rusia e deri te Mali i Zi.Ne baze te te dhenave historike kjo armiqesi e ka pasur zanafillen qe ne kohen e dyndjeve sllave ne Ballkan,por sidomos pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ,kur katolike,muslimane  e ortodokse u bashkuan  rreth flamurit te Skenderbeut   dhe pas me shume se 500 vjet roberie nga turqit shpallen Pavaresine e Shqiperise me 28 .11,1912.

Ne themel te ketyre mardhenjeve te tendosura armiqesore kane qene vendimet e pa drejta e antishqiptare te Kongresit te Berlinit,Konferences se Londres,Versajes ,Parisit,Stambollit e deri te konferenca e fundit e Rambujese, sipas te cilave 3/4 e territoreve shqiptare iu dhuruan mbreterise serbo-kroato-slloveno-malazeze,e si rrjedhoje me shume se gjysma e kombit shqiptar mbeti perseri nen nje roberi klasike edhe me te zeze se nen perandorine osmane. Per ti perballuar keto krime dhe masakra cnjerzore,nga sllavet e jugut te udhhequra nga serbo-malazezet,populli yne krijoj rezistencen e armatosur per te qene i lire dhe sovran ne trojet e tija historike.Kjo rezistence e armatosur nga vitet 1918-1928 e udhehequr nga Azem e Shote Galica ishte shprehje e vullnetit te popullit shqiptar per te mos jetuar nen roberi te huaj.    Ne kohen e fashizmit qe,njihet si Lufta e dyte Boterore populli yne u rreshtua ne krahun e aleances antifashiste ne luften e tij te armatosur  nacional-clirimtare,duke shprehur qarte aspiratat e tij historike per te jetuar ne shtetin e tij te lire ne Shqiperine e shqiptareve.Keto aspirata u shprehen haptazi juridikisht  ne vendimet dhe rezolucionin e konferences se Bujanit qe u organizua me 31.12.1943 e deri me 02.01.1944 per te zgjidhur problemin  ne baze te parimit te se drejtes se vetvendosjes se popujve qe shqiptaret te jetojne ne shtetin e tyre etnik,ne kufijt e njohur historik.

Per fat te keq keto vendime  u tradhetuan nga nje pjelle bastarde e popullit tone me 08 deri me 10 korrik 1945 ,ne Prizren, ku Kosova me dhune iu bashkangjit Serbise federale ndersa nje pjese e trojeve tona ju dhane Malit te Zi e nje pjese tjeter Maqedonise. Me kete rast OZNA dhe formacionet Cetnike serbe e lane Kosoven me gjakun e bijve me te mire te saje qe ishin partizan dhe luftetare te brigadave te Shaban Polluzhes. Pretekst per kete masaker sherbeu refuzimi i komandantit te brigadave partizane shqiptare per te shkuar ne lufte ne Srem ,ku  forcat reaksionare serbe e malazeze  qe kishin vene ne balle nga nje ylle partizan , kryen krime duke i vrare e masakruar gra e femij shqiptare. Kjo nuk u mjaftoi cetnikeve dhe ndihmesve te tyre te cilet mblodhen mbi 4000 shqiptare, te gjithe te  pa armatosur dhe i derguan ne Tivar ku i pushkatuan pothuajse  te gjithe.    Ne trevat shqiptare u instalua pushteti ushtarak i nacionaliseve serbo-malazez  qe udhehiqej nga OZNA (Organet e Sigurimit te ish Jugosllavise) dhe kushdo qe kundershtonte  okupimin e trojeve shqiptare nga Jugosllavija e Titos,vritej pa gjyq,ose gjykohej nga gjykata ushtarake deri me varje ne litar,si ndodhi me atdhetarin dhe intelektualin Gjon Sereqi. Gjate gjysmes se dyte te vitit 1944 dhe gjysmes se pare te vitit 1945 u vrane nga cetat nacionaliste  serbe dhe OZNA rreth 47.300 shqiptare. Ne fund te vitit 1945 vetem ne rrethin e Pejes regjimi  solli 4600 koloniste serbe e malazeze,ndersa ne fund te vitit 1945 pushteti ushtarak ne Metohi kishte vendosur 7000 familje kolonistesh. Duke filluar nga viti 1949 e deri ne vitin 1957 me se 30.000 shqiptar u zhduken nga faqja e dheut.

    Ne kete shifer perfshihet edhe periudha e kriminelev Rankovic, Stefanovic e Milan Gjuric qe i kryen krimet e siperpermendura jo pa miratimin e TitoKardelit. Ne periudhen 1954 e deri ne vitin 1960 u shperngulen me dhune  per ne Turqi 15.000 familje shqiptare,sipas burimeve zyrtare te botuara ne gazeten kroate VUS me 07.07,1970. Shperngulja e shqiptareve per ne Turqi me dhune e represion eshte bere si vijon: ne vitin 1953 u shperngulen 13.000 ne vitin 1954 u shperngulen 17.000 ne vitin 1955 u shperngulen 10.000 ne vitin 1956 u shperngulen 54.000 ne vitin 1957 u shperngulen 57.000 ne vitin 1958 u shperngulen 51.000 ne vitin  1959 u shperngulen 27.000 dhe, ne vitin 1960 u shperngulen  23.000 shqiptare. Kjo masaker etnike u krye ne zbatim te ideve te shovenistit serb Dr.Vasa Cubrilovic,mbi bazen e te  cilave qeveria e ish Jugosllavise me 28.02.1953 vuri ne jete traktatin e vitit 1938 te nenshkruar nga Stojadinovic me Turqine!Keto krime ,masakra, dhunime,shperngulje masive qe perbejne krime monstruoze kunder njerzimit,kunder nje kombi te pa mbrojtur e duarthate,bene qe kombi yne i masakruar te ngrihet ne protesta gjithepopullore ne vitin 1968 dhe ne vitin 1981.

Populli yne i urte por trim,fukara por zemer celik,i okupuar por kurre i neneshtruar ,ujiti me gjak rruget e kosoves,jo per te shkuar ne Beograd,Nish,Titograd apo Kragujevc per te kolonizuar popuj e tjere apo per ti shperngulur ata nga trojet e tyre por, per te drejten me elementare krijimin e Republikes Shqiptare ne Jugosllavi. Ato dite u vrane 53 shqiptar dhe u plagosen me shum se 700 te tjere.E gjithe Jugosllavija dhe dhe kolona e saj e 5-te u versul kunder nesh.U torturuan dhe masakruan pleq,gra dhe femije.Neper duarte e UDB-se kaluan me se 30.000 shqiptare nga te cilet mbi 17.000 jan denuar me  nga 5 e deri ne 15 vite burg,ndersa dy ideologet e ceshtjes shqiptare Adem Demaci  e Kadri Osmani u denuan,respektivisht me 28 dhe 26 vite burg. Me 13 maj 1981 ushtria dhe policia serbe sulmuan Prekazin duke i vrare babe e bire Tahir dhe Nebih Mehaj.Me 17 janar 1982 sigurimi i shtetit te ishJugosllavise qe udhehiqej nga serbet vrane ne Gjermani udheheqesit dhe organizatoret e perpjekjeve per clirimin e Atdheut Jusuf e Bardhosh Gervallen e Kadri Zeken.Me 11 janar 1984 u vrane nga ushtria dhe policia ne mes te Prishtines dy udheheqesit kryesore per republiken shqiptare ne ish-jugosllavi Rexhep Mala e Nuhi Berisha.Ne maj te vitit 1985 ne burgun e Beogradit CZ.ku vuante denimin prej 15 vitesh u vra mizorisht frymezuesi i krahut te armatosur mesuesi i popullit Zijah Shemsiu.Ne vitin 1986 ne zyrat e Udb-es u vrane aktivistet e palodhshem te ceshtjes shqiptare Metush Krasniqi,Mal Morina e Xhemail Blakaj. Ne vitin 1988-89 u vrane Bajram Bahtiri,Fahri Fazliu e Afrim Zhitia.

Ndersa nga te rinjte shqiptare qe kryenin sherbimin ushtarak ne armaten jugosllave, sipas pohimit te shefit te ushtrise Branko Mamulla, duke filluar nga viti 1981 e deri ne vitin 1987 jane burgosur 1435 shqiptare te gjithe me aktakuza te montuara . Po permendim ketu disa nga shqiptaret viktima te sigurimit dhe policise ushtarake jugosllave:Uke Ferizaj nga Ferizaj u vra ne vitin 1983 ne Ajdivcine ne posten ushtarake (PU)1266;Qenan Abdylmexhiti nga Kumanova u vra ne vitin 1982 ne Virovitice;Nazmi Muja nga Gradica u vra ne vitin 198;Mustafe e Arif Pantina nga Gllareva e Gllogovcit u vrane ne vitin 1983;Rasim Zeka nga Podujeva u vra ne maj 1982;Enver Elezi nga Shkupi u vra ne Divulje me 06.06.1983;Mustafe Sulejmani nga Shkupi u vra ne prill te vitit 1987;Rexhep Blakaj nga Jabllanica u vra ne dhjetor 1985;Mentor Krusha nga Gjakova u vra me 24-12-1983;Inajet Istrefi nga fshati Veleshte-Struge u vra me 14.061986;Agron Ademi nga Kodralia u vra ne vitin 1984;Hyzeir Sadiku nga Presheva u vra ne Pula me16.04.1982.Feriz Ukaj nga Istogu u vra ne vitin 1984;Malik Azizi nga Korita e Gostivarit u vra me 13.02.1986;Ismet Bojku nga Peja u vra ne vitin 1982;Abedin Bala nga Koretica e Gllogovcit u vra me 02.01.1985;Haki Shatri nga Tomoci i Istogut u vra ne Sarajeve me 02.02.1986;Sami Shabani nga Zaskoci i Ferizait u vra me 11.01.1986. Te gjithe keta te rinj por edhe shum te tjere per te cilet na mungojne te dhenat,populli yne i percolli qe te kryenin sherbimin ushtarak dhe na u kthyen ne arkivole. Te gjitha keto krime te kryera ne menyre te vazhdueshme nga aparati shtetror jugosllav  i drejtuar  nga ai serb.Ato u shtuan me teper kur ne krye te shtetit  erdhi fashisti  Sllobodan Milloshevic.

Ne vitin 1989  ai se bashku kuislingun  Azem Vllasi organizoi nje   manifestim ultranacionalist e fashist serb ne Gazimestan.Miloshevici i pa knaqur  koleget e tij ne Kosove vuri nen kontrollin e tij te gjithe institucionet ekzistuese,shtoi paramilitaret,liroi nga burgu te denuarit serbe, duke u falur denimet me burg te gjate, me kusht qe te pranonin uniformen e policise se serbise ne Kosove. Mbas ketij akti filluan torturat cnjerezore mbi popullin me synim qe t’a detyronin  te shperngulej nga trojet tona.Ky akt kriminal u shoqerua me  kolonizimin masiv te vendbanimeve shqiptare me serbe. Kesaj kohe i perkasin edhe  konfliktet ushtarake slloveno-serbe,kroato-serbe e muslimano-serbe.  Kjo situate krijoi kushte te favorshme per levizjen clirimtare te shqiptareve,si dhe  rriti e forcoi  ndergjegjen e te gjithe shqiptareve per domosdoshmerine e organizimit dhe forcimit te levizjes per clirimin e atdheut nga zgjedha serbe.    Atdheu yne,kishte lindur e rritur trima e trimeresha qe kishin ngarkuar mbi supet e veta fatin e atdheut,dhe kishin marrre pergjegjesine per te luftuar per lirine e tij.Nipi i Azem Bejtes e Ahmet Delise,Adem Jashari  se bashku me te atin Shabanin dhe vellain, Hamzain, formuan Ushtrine Clirimtare duke i dale zot Atdheut dhe duke perzene njehere e pergjithmone nga nje pjese e trojeve tona pushtuesit barbare serb.

Tani, e nderuara dhe respektuara zonja Mogherini,per periudhen e luftes nuk do te flasim aq shume. Ju ne ate kohe keni qene e re ,por ndoshta keni ndegjuar dhe shikuar ndonje skene,film,apo lexuar ndonje gazete,  per ate drame nder me te pergjakshmet e shekullit qe shkoi. Nje ushtri fashiste e armatosur deri ne dhembe me armet me moderne qe ka patur koha ,kunder nje ushtrie clirimtare te pa armatosur dhe me forca te pa barabarta, beri gjenocid kunder nje populli,duke vrare femije,duke ua hapur barkun grave shtatzana dhe nxjerre femijen e duke futur nje mace ne vend te tij .U perdhunuan mbi 12 mije gra e vajza .U detyruan  me mijera shqiptare te braktisin shtepite e tyre duke kerkuar strehim ne vende te tjere. Pas gjithe ketyre krimeve te luftes e krimeve kunder njerezimit  Serbia  jo vetem qe nuk kerkoi ndjese e nuk u   ndeshkua nga Bashkimi Europian dhe bota  por doli fitimtare duke krijuar  Republiken Serbe te Bosnjes. Nje shtet qe drejtohet nga bashkepunetore te ngushte te kriminelit serb   Milloshevic, sic eshte Aleksander Vucic e Tadic,nje shtet  qe ka vendosur per te ligjeruar  ne akademine ushtarake serbe gjenerale qe kryene krime ne Kosove,nje shtet qe eshte i ngarkuar me te gjitha keto krime qe kreu kunder njerzimit, eshte i privilegjuar dhe gezon te drejten qe shtetasit e tij te udhetojne lirshem,kudo ne Europe pa viza. Nje shtet qe ne luften e fundit ka vrare mbi 12000 njerez   dhe  mban eshtrat e mbi 1500 te vrareve shqiptare,ne Serbi, qe mban peng kafken e kokes  se Profesor Dr.Ukshin Hotit,  nuk ka sanksione,nuk ka kushte per  asociimin e per rrjedhoje vazhdon te njejten politike raciste kundr shqiptareve.Per kete mund te permendim trajtimin e vellezerve tane shqiptare ne Presheve ,Medvegje e Bujanovc,te cilet jane te privuar edhe nga te drejtat  me elementare nga regjimi i shokeve te Miloshevicit Vucic e Tadic

Eshte rrenqethes fakti qe femijet shqiptare te ketyre trevave nuk kane te drejte te kene abetare ne gjuhen shqipe per te mesuar gjuhen e nenes. Per mendimin tone kjo eshte Serbia e perkedhelur nga Europa duke skelur te gjitha parimet baze mbi te cilatr eshte nedertuar BE. Nga ana tjeter eshte populli shqiptar mbi te cilin per me shume se 150 vjet jane kryer krime dhe masakra cnjerezore ne te gjitha format,i cili mbahet i izoluar nga Europa. Ne menyre te natyreshme lind pyetja:nga kush e pse?Pse ata qe dhunuan e kryen krime te  perbindeshme jane te privilegjuar e shetisin lirshem neper Europe,ndersa viktimave te tyre qe u kullon akoma trupi gjak u vihen kushte per liberalizimin e vizave e cfar kushtesh,si psh demarkacioni me  Malin e Zi kur dihet boterisht se Mali i Zi eshte ndertuar si shtet ne 1/2 e territoreve qe jane territore shqiptare. Per ne ky eshte nje qendrim krejt i padrejte kundrejt popullit tone dhe eshte me shume se nje perkrahje ne heshtje per krimet dhe kriminelet qe kryen keto krime makabre. Ne ju lutemi me perunjesi zonje e nderuar te lexoni me kujdes e gjakftohtesi kete leter tonen per te krijuar bindjen tuaj personale se Europa u ka nje borxh shume te madh shqiptareve duke perkedhelur padrejtesisht Serbine, si beri ne Konferencen e Rambujese e ne konferenca te tjera. A ka njeri te gjykoje “dejtesine” dhe “barazine”qe Europa i dhuroi Ballkanit? I biri i kriminelit, te  Sllbodan Milloshevicit,Marku dhe gruaja e tij Mira shetisin lirshem neper Europe,ndersa nipave e mbesave te Adem Jasharit e te heronjeve te popullit shqiptar qe luftuan per lirine e vendit te tyre dhe kunder barbarizmave te Serbise u ndalohet te shkojne ne Europe.Ky qendrim jo veten eshte i padrejte por  eshte me teper se i turpshem,per kedo qe e mban. Konflikti ne mes te dy popujve nuk eshte konflikt mes dy individeve presidenteve  Vucic-Thaci.Ai eshte shume e shume me i thelle e kete duhet t’a kuptoje qarte  edhe  Bashkimi Europian,po qe se nuk do te humbase kredibilitetin per parimet mbi te cilat eshte krijuar. Se pari,palet ne konflikt duhen te jene te barabarta. Ne luften e dyte botrore e tere bota e ndeshkoi Gjermanine fashiste,ndersa Serbia jo vtem qe nuk u ndeshkua por doli fitimtare dhe u privilegjua nga Europa. Ne mendojme e propozojme qe ne bisedimet qe mund te organizohnen eshte e domosdoshme dhe duhet te trajtohet pa tjeter edhe gjendja e mjere dhe shtypja e shqiptareve Ne Luginen e Presheves.

Atyre nuk duhet kurre  t’u mohohet e drejta e referendumit te vitit 1992.Ata duhet te kene autonomi ne nivel Republike Shqiptare ne kuader te Serbise (perkohesisht). Ne mendojme e propozojme qe ne bisedimet qe mund te zhvillohen ,per t’u dhene atyre kredibilitet ne ambientet shqiptare eshte e domosdoshme te ftohen e te marrin pjese: 1.Nje perfaqesues i familjes se komandantit Adem Jashari qe i kane  vrare 58 antare te familjes. 2.Nje perfaqesues i grave dhe vajzave te dhunuara. 3.Nje perfaqesues i te zhdukurve ,si dhe  nje organ perfaqesuse shtetror ,por jo  me njerez qe nuk kane pesuar nga krimet e lufta  e fundit. Ne keto bisedime vec perfaqsuesit te B.E.-se sic jeni ju Zonja Mogherini,duhet te marre  pjese edhe nje perfaqesues nga SHBA. Duke ju falenderuar sinqerisht per mirekuptimin sidhe me respektin me te larte e urimet me te mira per te arritur qellimin e nje mbledhjeje te mundeshme per pajtimin e dy popujve fqinj,mbetemi gjithenje te gateshem per cdo kontribut te mundeshem per realizimin e kesaj aspirate te te dy popujve,shqiptar e serb.

 Shoqata shqiptare Shqiponja me seli ne Siegen,Gjermani.

Effertstufer 104

57072 Siegen

Deutschland

Mehmet Musa

Nentor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …