Brickos

Shpaloset Lapidari i dy Dëshmorëve nga Komuna e Suharekës në Tropojë

Dëshmorëve të Kombit Femi Morina nga fshati Samadraxhë dhe Bashkim Kabashi nga fshati Leshan, në 20 vjetorin e rënies heroike të tyre, ju bë shpalosja e pllakës përkujtimore (Lapidarit), në Tropojë të Shqipërisë. Në këtë manifestim morën pjesë figura të shumta nga të dyja anët e kufirit, ndër ta edhe Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili në fjalimin e tij kushtuar këtyre dy dëshmorëve ndër të tjerash tha se “të dy dëshmorët, Feim Morina dhe Bashkim Kabashi, e kishin rrugëtimin e njëjtë, ku ngritën lartë vetëdijen kombëtare në masë të gjerë të popullatës. Të lindur nga familjet me virtyte të larta kombëtare, ata arritën që të rekrutojnë rreth 400 të rinj nga fshatra dhe komuna tjera të Kosovës që të angazhoheshin në  radhët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Femiu dhe Bashkimi organizuan një efektiv të UÇK-së me djemtë më të mirë të kompanisë së II-të, të Batalionit të I-rë, të “Brigadës 123” dhe shkuan në Shqipëri për furnizim me armë. Sot ne kujtojmë rënien e tyre në një rrugëtim i cili e kishte një ëndërr dhe një ideal e që gjithmonë bazohej në një të drejtë historike  që rrugëtoi me shekuj”.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …