Brickos

Shpend Ahmeti: Plani i Mobilitetit është një nga dokumentet më të rëndësishme për një qytet

Shpend Ahmeti: Plani i Mobilitetit është një nga dokumentet më të rëndësishme për një qytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka prezantuar Planin e Mobilitetit për Komunën e Prishtinës, ku siç tha Ahmeti, për të cilin kanë filluar të punojnë që nga viti 2014. Sipas Ahmetit, ky plan është një nga dokumentet më të rëndësishme për një qytet, që mundëson organizimin e lëvizjes së qytetarëve brenda Komunës nga një pikë në tjetrën.

“Me gjithë pengesat e vazhdueshme nga ana e Qeverisë dhe ministrive përkatëse, Plani i Mobilitetit arriti të përfundohet, në bashkëpunim me BERZh-in dhe kompanitë Mott MacDonald dhe Grant Thornton. Deri në përpilimin e këtij plani janë bërë mijëra anketa, studime, me banorë të lagjeve, grupe të interesit, si dhe me profesionist të fushave përkatëse. Brenda Planit janë të detajuar të gjithë hapat që duhet ndërmarrë për lëvizshmëri të qëndrueshme në Prishtinë, që nga mënyrë e orientimit të rrugëve, e deri tek shtigjet për këmbësorë; për çiklistë; korsitë për makina dhe shpejtësia e lejuar në to; transporti publik me linja dhe stacione të reja të autobusëve; parkingjet, e kështu me radhë. Përmes Planit të Mobilitetit, Prishtina do të jetë qytet i pastër, i gjelbër dhe dinamik, me lëvizshmëri të qëndrueshme. Do të jetë qytet i qasshëm dhe i përballueshëm për të gjithë banorët dhe vizitorët. Do të jetë qytet me një sistem që përkrahë jetën e përditshme nëpër lagje , si dhe që promovon sportin, rekreacionin dhe aktivizmin. Prishtina do të jetë vend kulture, historie e inovacioni”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …