leoni

Shpërndahen edhe 40 makina spërkatëse për bujqit malishevas

Në kuadër të programit të Komunës së Malishevës për përkrahje në bujqësi, janë shpërndarë 40 makina spërkatëse 400 litërshe, për 40 bujq të Komunës së Malishevës, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret, për të qenë përfitues. Në shpërndarjen e këtyre makinave, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha. “Ne jemi duke bërë përpjekje që përmes projekteve ti përkrahim të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, në këtë rast bujqit dhe ky është qëllimi ynë, që ti mbështesim të gjithë ata që punojnë, sidomos në bujqësi, Projektet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe bujqësia vazhdon të mbetet prioritet në investimet tona”, ka thënë nënkryetari Berisha. Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, tha se i tërë projekti ka kushtuar 21 600 euro dhe është bashkëfinancim me përfituesit, ku komuna mbulon 70 % të shumës, ndërsa përfituesit 30 %. “Këto janë makina të mëdha, 400 litërshe, të cilat bujqit i përdorin për spërkatje”, tha Hoxha. Sipas tij, me këtë lloj të përkrahjes për bujqit, do të vazhdohet edhe në të ardhmen, me qëllim të stimulimit të punës në bujqësi dhe punimit të tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …