Shqetësimet e ngritura bënë që urgjentisht Ekipi i Komunës së Malishevës t’i vizitoj nxënësit ekskursionist të Gjimnazit ” Hamdi Berisha” në Shqipëri

Pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve ekskursionist të Gjimnazit ”Hamdi Berisha” në Shqipëri, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim,  Arbëreshë Krasniqi, nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori, Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Flamur Berisha, që të shohin nga afër situatën. Ata, drejtpërdrejt panë vendakomodimin e nxënësve, cilësinë e ushqimit dhe kushteve tjera higjeniko – sanitare, ku vërtetuan se gjithçka ishte sipas standardeve dhe marrëveshjes mes palëve, njëherit edhe nxënësit deklaruan se janë të kënaqur më akomodimin, ushqimin dhe te gjitha kushtet e ofruara.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …