Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë të njëjtat të drejta që i gëzojnë serbët në Kosovë

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi, në takimin e mbajtur sot në Bujanovc, ka miratuar deklaratën e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Kosovës Lindore në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Medie nga atje njoftojnë se në mes tjerash, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit thuhet se Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë”. Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimit të parimit të reciprocitetit, me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë. Tutje thuhet se pa zgjidhjen e këtyre të drejtave, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: “17 shkurti i 2008-s, dita më e ftohtë dhe njëkohësisht më e ngrohtë e një shekulli për Kosovën”

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën historike të …