Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

52 aksidente dhe 26 të lënduar për 24 orë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se brenda 24 orëve, në vendin tonë janë evidentuar 52 aksidente në komunikacion. Mga këto aksidente kanë pësuar lëndime të lehta dhe të rënda trupore 26 pjesëmarrës në komunikacion dhe 26 me dëme materiale. Ai ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 1 mijë e 333 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ju ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe tu përmbahen rregullave të komunikacionit. Ai ka theksuar më tutje se policia do të jetë në pikat e caktuara dhe do të ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …