Valon Murati

Valon Murati: Shqiptarë e Kosovës Lindore po diskriminohen vazhdimisht nga shteti serb

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kjo lëvizje prej vitit 2010 ka ngulmuar që i vetmi parim i drejtë për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe është parimi i reciprocitetit, pasi që shqiptarët atje po diskriminohen vazhdimisht nga shteti serb.

“Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të tri komunave të Kosovës Lindore përmes një deklarate pohoi edhe njëherë se shqiptarët në këtë pjesë i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm nga shteti serb. Ata gjithashtu kërkuan që interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shtrohen si temë diskutimi në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Njëkohësisht, me të drejtë ata kërkuan që të njëjta të drejta të cilat iu ofrohen serbëve në veri të Kosovës t’i jepen edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …