Brickos

Ministri, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen

Ministri, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka caktuar masë të përkohshme prej 30% për pemët dhe perimet që do të importohen. Kjo masë do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 18 korrik. Marrja e këtij vendimi është marrë pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, siç parashihet me Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe ku janë hetuar të gjithë pemët dhe perimet me origjinë nga të gjitha vendet e botës. Vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen, importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë tu shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të pemëve dhe perimeve në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovës, thuhet në mes tjerash në vendimin e  ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …