Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e  Qeverisë së re të Shkupit. Pavarësisht se rezultatet e tyre krijuan pakënaqësi, pasi një pjesë e votave i shkuan partisë maqedonase të Zoran Zaevit, koalicioni i shumicës nuk mund të formohet pa një ose dy parti shqiptare.  Shqiptarët humbën 11 deputetë. Rezultati i 5 listave shqiptare tregon se, Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë fituar 10 deputetë; “Lëvizja Besa” e dyta dhe ka marrë 5 deputetë; Aleanca për Shqiptarët ka fituar 3 deputetë dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit ka fituar 2 vetëm dy deputetë. Partitë shqiptare nuk kanë komentuar shumë dhe pritet konfirmimi i rezultatit për të parë nëse Nikola Gruevski do të arrijë të krijojë qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …