Arsim Bajrami

Ministri, Bajrami, mund të thirret në Interpelancë për rezultatet e dobëta të nxënësve në një test ndërkombëtar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të thirret në Interpelancë nga Kuvendi i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta të nxënësve në testin ndërkombëtar të diturive. Kjo kërkesë do t’ia adresohet  kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka thënë për mediet se komisioni do të  marrë vendim rreth kërkesës që do t’i adresohet kryesisë së Kuvendit, për thirrje apo jo  në interpelancë të ministrit, Arsim Bajrami lidhur me rezultatet e testit. Ai thotë se në këtë formë kanë vepruar dhe vendet tjera perëndimore. Sipas tij Finlanda, shteti që tani mban vendin e tretë për arsim cilësor, e dikur rezultatet e nxorën si shtet me analfabetizëm të lartë, arriti të dalë nga gjendja e rëndë në arsim falë zbatimit të ligjeve për afat deri 20 vjeç pa u ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …