Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, zonjën Marija Kapitanoviq. Me këtë rast, ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, veçmas në fushën e sigurisë. Demolli dhe Kapitanoviq shqyrtuan mundësinë që dy prej kompanive prodhuese të pajisjeve ushtarake personale dhe kolektive nga Republika e Kroacisë të prezantojnë produktet e tyre në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që  në të ardhmen këto kompani të mund të jenë ofertë për furnizim dhe blerje eventuale. Ministri, Demolli e falënderoi ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq, për ftesën që Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë i bëri atij për pjesëmarrje në konferencën e ministrave të Mbrojtjes ,, SHBA- Karta e Adriatikut’’.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …