Visar Ymeri

Ymeri: BDI-ja nuk duhet t’ia mundësojë Gruevskit edhe një mandat, për shkak të qëndrimit të tij antishqiptar

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësojë, Nikolla  Gruevskit edhe një mandat, pasi që ai ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve. Ai ka shkruar se është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike, ku një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare.

Postimi i plotë:

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni treguan që bashkimi paraprak i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët do t’i nxirrte ato fuqishëm si subjektin e parë shqiptar. Pra, shqiptarët e Maqedonisë gjithsesi e duan ndryshimin. Në anën tjetër, shqiptarët aq shumë e duan ndryshimin saqë një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë votuar LSDM-në si nga urrejtja për VMRO-DPMN-në po ashtu edhe nga nevoja për orientim social-demokrat. Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë gjë në ditët në vijim por edhe në të ardhmen në përgjithësi.

Është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike. Një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare.

Rezultatet përfundimtare e tregojnë varësinë që partitë politike të maqedonasve, konkretisht Gruevski, kanë nga partitë politike të shqiptarëve. Prandaj BDI, e cila mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësoj Gruevskit edhe një mandat. Gruevski e ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve. Prandaj ai nuk duhet ndihmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …