Shqiptarët nga Kosova i hapin dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, deri më tani 500 persona kanë ardhur në Kosovë

Kosova i hap dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, deri më tani 500 persona kanë ardhur në Kosovë

Shqiptarët nga Kosova kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Aktualisht sipas asaj që kanë treguar vullnetarët nga vendi ynë të cilët ndodhen në zonat e rrezikut në Durrës, mbi 500 shqiptarë kanë ardhur në Kosovë për të gjetur strehim. Grupi i parë i personave ka arritur sot në mëngjes në qytetin e Pejës. Ndërkaq, në rrjete sociale, media e shumë vende është vërejtur mobilizim i jashtëzakonshëm i shtetasve tanë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve. Të strehuarit në tenda në Thumanë e Durrës thonë se arsyeja më e madhe që ata po kërkojnë strehë në Kosovë, është frika nga goditjet e rradhës së tërmeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …