Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën e vendit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën e vendit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur qeverinë në një takim urgjent mëngjesin e sotëm ndërsa vazhdon operacioni për shpëtimin e personave të cilët janë ende nën rrënoja. Ai deklaroi se sot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke nisur nga natyra e problematikës dhe situatës, do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe në Tiranë. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e  di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore”, tha Rama, i cili  konfirmoi se deri më tani nga pasojat e tërmetit  janë 24 të vdekur, 657 të lënduar dhe 45 jetë të shpëtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …