139 pacientë janë shëruar derisa 97 raste të tjera janë konfirmuar me virusin korona në 24 orët e fundit

ShSKUK përgjysmon të gjitha shërbimet dhe ndalon rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte dhe klinika

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në një komunat gjatë ditës së djeshme ka rekomanduar që Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe Klinika. Me këtë rast, ShSKUK-ja ka njoftuar se ky rekomandim ka gjetur zbatim që sot. “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës zbaton të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju konfirmojmë se kemi pranuar rekomandimet e fundit për përgjysmim të shërbimeve dhe kemi obliguar të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve dhe njësive tjera të ShSKUK-së, t’i zbatojnë këto rekomandime. Po ashtu, kompania e sigurimit fizik edhe më parë është urdhëruar të ndalojë praninë e palëve brenda institucioneve”, ka bërë me dije ShSKUK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …