leoni

Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit i bashkohen edhe Kryetarët dhe këshillat e fshatrave dhe lagjeve urbane të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, njofton qytetarët se në frymën e përpjekjeve për të parandaluar infeksionin COVID-19, kemi vendosur që Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit ti bashkohen edhe:

KRYETARËT DHE KËSHILLAT E FSHATRAVE DHE LAGJEVE URBANE NË QYTETIN E RAHOVECIT.

Shtabet e formuara në secilin fshat dhe lagje të qytetit të Rahovecit do të udhëhiqen nga kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane dhe janë në koordinim të plotë me Shtabin e Posaçëm Emergjent të Komunës. Kjo do të mundësojë të jemi bashkë dhe më afër jush për menaxhimin e situatës kundër COVID-19.

Fatin e përballjes e keni në duart e juaja, ju lutem rrini në shtëpi! Thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …