Shtëpia e Bardhë reagon për raportimet mbi zhdukjen e shkencëtarëve të lidhur me projekte të ndjeshme në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për herë të parë lidhur me raportimet për një seri rastesh të zhdukjes dhe vdekjes së shkencëtarëve të lidhur me projekte të ndjeshme ushtarake dhe hapësinore në SHBA. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u pyet në një konferencë për shtyp për dhjetë raste të raportuara që nga viti 2023, ku persona me qasje në informacione bërthamore dhe hapësinore thuhet se janë zhdukur ose kanë vdekur në rrethana të paqarta. Ajo deklaroi se nuk kishte ende informacion të plotë nga agjencitë përkatëse dhe se çështja do të verifikohej, duke shtuar se nëse raportimet rezultojnë të sakta, ato “do të meritonin hetim”. Kjo deklaratë ka mjaftuar për të nxitur reagime në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku janë ngritur dyshime mbi transparencën e trajtimit të rasteve, megjithëse pa prova të konfirmuara për ndonjë lidhje mes tyre.

Sipas raportimeve të ndryshme mediatike dhe pretendimeve të studiuesve të pavarur, disa nga rastet përfshijnë persona të lidhur me sektorin bërthamor, laboratorët ushtarakë dhe programet hapësinore. Mes emrave të përmendur është edhe ish-gjenerali i Forcave Ajrore amerikane William Neil McCasland, i raportuar i zhdukur në vitin 2025, megjithatë këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet federale. Për momentin, rasti mbetet i paqartë dhe i pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa institucionet amerikane nuk kanë dhënë ende një version të plotë mbi këto zhvillime. Autoritetet në SHBA po kërkojnë ish-gjeneralin e Forcave Ajrore William Neil McCasland, i cili është raportuar i zhdukur më 27 shkurt 2025 në Albuquerque, New Mexico. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Bernalillo, McCasland, 68 vjeç, është parë për herë të fundit rreth orës 11:00 të mëngjesit pranë Quail Run Court NE. Pas kësaj, nuk ka pasur më gjurmë të tij, ndërsa rrethanat e zhdukjes mbeten të paqarta.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …