Shtetet e Bashkuara sanksionojnë një anëtare serbe të Presidencës së Bosnjës dhe katër krerë të Republikës Sërpska

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në nivelin më të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan të mbajnë bisedime të mëtejshme në nivelin më të lartë në muajt e ardhshëm. Të dy palët u angazhuan për këtë qëllim pas një takimi midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës,  Xhek Sullivan dhe kryediplomatit kinez Uang Xhi në Maltë. Takimi midis ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me përgjegjësi. Zyrtarët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe Amerikë-Kinë, përfshirë çështjet e sigurisë globale dhe rajonale dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Me këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës vunë në dukje rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit” dhe shprehën shqetësimin për rritjen e aktivitetit ushtarak kinez në rajon, bënë të ditur burimet zyrtare amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …