10.000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, që prej fillimit të pandemisë në Shtetet e Bashkuara

10.000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, që prej fillimit të pandemisë në Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 10.000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri që prej fillimit të pandemisë. Atje janë regjistruar 1.150 të vdekur të tjerë në 24 orë, sipas të dhënave të Universitetit, Xhon Hopkins. Vendi numëron zyrtarisht më shumë se 366.000 raste të infektuara, pothuajse 30.000 raste më shumë në 24 orë dhe 10.783 të vdekur në total, sipas të dhënave të aktualizuara. Amerika është vendi që numëron më shumë raste të deklaruara zyrtarisht me COVID-19. Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në vend është rritur që prej disa ditësh prej më shumë se 1.000 të vdekur çdo ditë, duke iu afruar pak nga pak bilancit të Italisë me 16.523 të vdekur dhe Spanjës me 13.005.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …