Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për fillim mjaftohen vetëm me sanksione kundër Rusisë

Kryetari amerikan, Biden mbajti një fjalim lidhur me situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi. “Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai. Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, po janë edhe  27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7 do të marrin pjesë në këto sanksione. Bajden porositë:  Kufizoni aftësitë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Ndaloni aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse. Dëmtoni aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë. SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive. Ne  po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …