Shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë janë: Zvicra, Turqia dhe Gjermania

Shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë janë: Zvicra, Turqia dhe Gjermania

Zvicra është shteti që ka investuar më së shumti në Kosovë, gjatë vitit të kaluar, pastaj radhiten, Turqia  dhe Gjermania. Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e Huaja Direkte, të pranuara në Kosovë gjatë vitit 2015 arritën vlerën prej 324.4 milionë euro. Sa i përket origjinës së investimeve të huaja Zvicra ka investuar rreth 73 milion euro, pastaj Turqia rreth 58 milion euro, Gjermania 45 milion euro. Sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, numri i bizneseve me pronarë të huaj në Kosovë është 7212, kurse 1766 është numri i bizneseve me pronarë nga shtetet e Zvicrës, Turqisë dhe Gjermanisë. Patundshmëria dhe shërbimet financiare janë sektorët ku më shumti kanë kapital bizneset me pronarë të huaj. Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se numri i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër,ka ndikuar që të investimet e këtij shteti të jenë më të pranishme në Kosovë, e konkretisht në sektorin e patundshmërisë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …