OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Shtyhet seanca për grupin e Kumanovës

Familjarët e të akuzuarve në rastin e luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë ngritur dyshime mbi arsyen e shtyrjes së seancave gjyqësore. Shtyrja e seancës së sotme me pretekstin se gjyqtarja e rastit ka qenë e sëmurë, ka shtyrë disa nga familjarët të dyshojnë se të afërmit e tyre nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Ne druajmë se po i ndodhë diçka të afërmve tanë dhe se ata ndoshta nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për atë nuk sillen në gjykata”, citohet të ketë thënë njëri nga familjarët e të akuzuarve në këtë rast. Përndryshe, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 31 maj në sallën e Gjykatës Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …