Shukri Buja

Shukri Buja ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së në Lypjan

Shukri Buja, ish komandant i Zonës së Neredimës gjatë luftës së UÇK-së  dhe zyrtar i lartë i PDK-së qysh prej fillimit të saj,  sot ka dhënë dorëheqja nga kreu i degës së PDK-së në Lipjan me shumë pakënaqësi që lidhen me moskandidimin e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ai një letër 5 faqëshe ia ka dërguar kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke ia radhitur arsyet e dorëheqjes. Duke iu drejtuar kryetarit të PDK-së, Buja ka saktësuar se  Zgjedhjet parlamentare kjo parti i humbi  dhe  doli  partia e tretë nga partia e parë, si pasojë e një vendimi të tij  për koalicion me partitë AAK-Nisma. Kjo marrëveshje parashihte listën 50 me 50 kandidatë,  që nënkuptonte mbi 50.000 vota, sepse nuk ishin në listë 55 emra të autoriteteve të PDK-së, ka shkruar mes tjerash Shukri Buja në arsyetim të tërheqjes nga posti i kryetarit të degës së kësaj partie  në Lypjan.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Vetëvendosje po mban peng vullnetin e qytetarëve, ka tejkaluar çdo kufi të racionalitetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për …