Shulc nga Forumi Socio-Ekologjik në Shkup: “BE duhet të kuptojë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe ata duhet të kyçen në strategjitë e saj”

Shulc nga Forumi Socio-Ekologjik në Shkup: “BE duhet të kuptojë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe ata duhet të kyçen në strategjitë e saj”

Shulc nga Forumi Socio-Ekologjik në Shkup: “BE duhet të kuptojë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe ata duhet të kyçen në strategjitë e saj”

Video: https://www.facebook.com/FESSkopje/videos/1468026863708320

Implikimet nga kriza aktuale energjetike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjësinë më të gjerë dhe mënyrat për tejkalimin e saj, ishin në fokusin e panelit të parë të Forumit Socio-Ekologjik i cili sot mbahet në Shkup. Përfaqësues të lartë nga rajoni dhe Evropa në pjesën hyrëse të panelit i titulluar Transformimi i drejtë social për Evropë të vetqëndrushme” i hapën çështjet e ndikimit të vendimeve politike të cilat duhet të mundësojnë transformim shoqëror të drejtë dhe energjetik.

Kryetari i Fondacionit “Fridrih-Ebert” dhe ish kryetar i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ish ministrja për Punë të Jashtme të Suedisë – An Linde,  profesoresha e universitetit të Shkupit “Shën Qirili dhe Metodi” – Hristina Spasovska dhe sekretari gjeneral i Partisë Socialise të Shqipërisë, Damjan Gjinkuri,  diskutuan për bashkëpunimin më të ngushtë në mes liderëve progresiv evropian me qëllim përforcimin e sigurisë, qëndrueshmërinë e ekonomive dhe tejkalimin e mungesës së lëndëve djegëse fosile në Evropën Juglindore.

Në këtë kontekst, Martin Shulc e potencoi rëndësinë dhe nevojën urgjente për transformim social dhe ekologjik të vendeve të rajonit, duke theksuar mundësinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane gjatë implementimit të politikave nga sfera e ambientit jetësor, me qëllim tejkalimit më efikas të sfidave në kontekst të agjendës së gjelbër.

Shulc:” Janë të nevojshme zgjidhje globale ndërsa në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë se strukturat dhe institucionet të cilat janë të nevojshme që të arrijmë deri tek zgjidhjet globale janë të dobësuara. Është i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar, posaçërisht roli i OKB-së e cila është nën kërcënim, posaçërisht është rëndë të arrihet deri tek një konkluzion obligues për të gjithë pjesëmarrësit botëror. Këshilli për Siguri i OKB-së gjendet në një situatë absurde duke e pas parasysh faktin se shteti i cili i shkakton problemet mund të bllokoj vendimet, siç është rasti me Rusinë e cila po i shkel rregullat ndërkombëtare”. Shulc vlerëson se kjo është arsyeja se përse shtetet janë kthyer kah zgjidhjet nacionale që sjellë deri tek situata heterogjene. “Duhet politikisht të investojmë gjithçka që është e nevojshme në këtë transformim socio-ekologjik, duhet t’u thuhet qytetarëve se do të vijnë ndryshimet posaçërisht për shkak ndikimit të luftës në Ukrainë, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rritjen e çmimeve të energjensave dhe ushqimit, dhe për këtë shkak na duhen strategji afatgjatë nëse dëshirojmë të përballemi me këto probleme”.

 

Ish kryetari i Parlamentit Evropian nga Forumi dërgoi porosinë deri tek Bashkimi Evropian: BE duhet të kuptojë që Evropa nuk është vetëm anëtarët e BE-së, Evropa është edhe Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat shpresoj se do të jenë anëtaret e ardhshme e BE-së. Të gjithë ato duhet të jenë të kyçura në strategjitë e BE-së e cila ka mjete financiare të cilat duhet të ndahen posaçërisht për shtetet të prekura nga kjo krizë ekonomike-energjetike.”. Ai ka potencuar se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta: “Duke e pasur parasysh faktin se jam në Maqedoninë e Veriut mund të them zëshëm se ajo i ka plotësuar të gjitha kushtet, posaçërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës e cila mundësoi që Greqia të heq veton për fillimin e bisedimeve me BE-në, dhe më pas pasoi vetoja nga Franca dhe kjo nuk duhet të përsëritet”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e përshëndeti mundësinë që të flitet në këtë temë kyçe jo vetëm në rajonin dhe Evropë, por edhe në nivel global. Duke komentuar sfidat gjatë tranzicionit socio-ekologjik, ai theksoi se goditja më e madhe mbi disbalancin e tregut të energjisë elektrike erdhi pas agresionit rus në Ukrainë, duke vënë në mungesë, posaçërisht gazin, gjë që ndikoi në çmimin e energjisë elektrike. “Ajo që duhet të bëhet janë tre principe: bashkëpunimi, investimet dhe solidariteti. Në kushte të krizës çdoherë është mirë të investohet dhe kjo duhet të shfrytëzohet gjatë transformimit”. Ai u fokusua në bashkëpunimin mes vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet tregut të përbashkët dhe pakos të ndihmës i cili ishte i dedikuar për vendet e rajonit, që paraqet shembull të mirë të bashkëpunimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për atë se tejkalimi i problemeve të komplikuara kërkon ndërtim të aleancave të forta që të ndërtohen shoqëri rezistuese në Evropë dhe më gjerë.

Kriza energjetike mund të tejkalohet vetëm nëse kërkojmë zgjidhje rajonale, dhe jo çdo shtet vetë për vete. Qeveria e Kosovës po i vendos themelet e reja për sektorin energjetik të së ardhmes me qëllim që të sigurohet energji e pastër, sistem i cili do të mundësojë tranzicion social dhe të drejtë. Po punojmë në integrimin e tregjeve, për ne është posaçërisht i rëndësishëm integrimi me tregun energjetik të Shqipërisë”.

Kurti theksoi se të gjitha shtetet janë në proces të tranzicionit dhe transformimit energjetik dhe të gjithë duhet të sigurojnë transformim të drejtë, ndërsa për Kosovën theksoi se duhet pasur kujdes posaçërisht për punëtorët e elektranave të cilët punojnë me qymyr dhe askush nuk duhet të jetë i pambrojtur. Kurti“Në thelb secila politikë duhet të jetë e drejtuar kah drejtësia sociale, duhet të kemi politikë energjetike e cila do të sigurojë energji të cilën qytetarët mund t’ia lejojnë vetes dhe të mundësohet kyçja e tyre aktive në tregun energjetik. Në të ardhmen e afërt planifikojmë vendosjen e paneleve diellore, sistemeve efikase për ngrohje në amvisëritë të cilat bazohen në energjinë solare. Duhet të rriten investime në amvisëritë efikase energjetike”.

Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde theksin e vendosi tek kohezioni social si komponentë kyçe gjatë krijimit të kornizës sociale e cila do të garantojë inkluzion në shoqëritë ku kriza socio-ekonomike më tepër i godet grupet e rrezikuara. Ajo theksoi se çështjet e ambientit jetësor dhe sigurisë në vazhdimësi kanë interes të theksuar. “Zhvillimi social duhet të jetë komponenti kryesor në këtë proces. Është e nevojshme të bëhet një transformim i tërësishëm i shoqërive tona, posaçërisht në Evropën Juglindore, ku sfida është edhe më e madhe. Deri në 40% nga popullata në këto vende nuk mund t’i ngrohin shtëpitë e tyre. Tranzicioni klimatik është sfida më e rëndësishme ngase ka pasoja sociale dhe ekonomike, që do të thotë se do të ndikojë mbi përditshmërinë e qytetarëve, posaçërisht në kontekstin e vendeve të punës”. Linde theksoi se tranzicioni duhet të garantojë vend për qytetarët në tregun e punës dhe që aty, tranzicioni i drejtë duhet t’i ketë parasysh edhe aftësitë e reja të cilat duhet të sigurohen që të vihet deri te vendet e reja të punës, duke pasur parasysh faktin se shumë do të humben. “Lëvizja progresive mund të jetë fuqia më e fortë në arritjen e tranzicionit të drejtë, duke mos shikuar në tranzicionin energjetik si në një armik” – theksoi ish ministrja e Suedisë për Punë të Jashtme.

Profesoresha e Universitetit “Qirili dhe Metodi”, Hristina Spasevska iu referua tranzicionit social dhe të drejtë, duke e definuar si bashkim i të gjithë aktorëve të cilët mund të kontribuojnë për zhvillim rajonal të drejtë në industrinë, administratën publike, qeverinë, shoqërinë civile dhe të gjithë të tjerët të cilët e ndajnë këtë qëllim. “Të gjithë ata duhet të bashkojnë forcat që të punojnë së bashku, me qëllim që t’i gjejnë zgjidhjet më të mira për rajonet e tyre dhe shoqëritë dhe të krijojnë vende të reja kualitative të punës. Ky model mund të shfrytëzohet për transformimin e energjisë nga derivate fosile – deri te burimet e rinovueshme të energjisë”- theksoi Spasevska.

Sekretari gjeneral Gjuknuri, theksoi se ajo çfarë bën Shqipëria nuk ndryshon nga sfidat e vendeve tjera: “Shqipëria ka qenë e varur vetëm nga një burim, hidroenergjinë, që paraqet cenueshmëri në këto kohëra të krizës”. Ai e theksoi rëndësinë e nevojës nga më shumë burime të energjisë. “Politika kryesore e të gjithë vendeve të rajonit dhe Evropës duhet të jetë kombinimi i atyre burimeve të ndryshme me çka do të bëhen më garues në tregun energjetik”.

Forumi Socio-Ekologjik (FSE) nën organizimin e Fondacionit “Fridrih- Ebert”, “Olof Palme”, Qendrës Ndërkombëtare dhe Progres-Instituti për Demokraci Sociale mbahet më 22 nëntor 2022 në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …