Komiteti për Komunitete në Skenderaj ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Komunitete në Skenderaj ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin anëtarët e tij kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka diskutuar për punët dhe angazhimet e komunës sa i përket investimeve publike në fshatrat ku jetojnë komunitet jo shumicë. Kryetari Nura ka thënë se Komuna e Skenderajt ka investuar në infrastrukturën rrugore, në sistemin e trajtimit të ujërave të zeza dhe në projektin e ndriçimit publik në këto pjesë, me qëllim të ngritjes së mirëqenies se qytetarëve. Sa i përket situatës së sigurisë, nga ana e përfaqësuesit të Policisë së Kosovës ajo është cilësuar si e qetë dhe stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …