Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Shuma e borxhit total që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës arrin në 2 miliardë e 800 milion euro

Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontribut dhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë euro. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës. Kështu  u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë -Serbi  nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit,  e cila me këtë rast ka dalë edhe me rekomandime për çështjen e kthimit të fondit të sigurimeve  pensionale dhe invalidore nga ana e shtetit serb. Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës nuk përfshinë interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontribut-dhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë vitit 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …