Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Zvogëlimi i numrit të ministrive, kishte qenë premtimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit

Zotimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore ka qenë reduktimi gati përgjysmë i ministrive.  Zvogëlimi i numrit të ministrive, ishte një nga çështjet që i kishte ofruar këto dy parti para zgjedhjeve të 6 tetorit, edhe pse nuk arritën të bëjnë koalicion parazgjedhor. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me një epërsi të ngushtë ndaj LDK-së dhe me shumë mundësi, janë këto dy parti që pritet të negociojnë rreth formimit të qeverisë së re. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekipet e ekspertëve të Vetevendosjes dhe Lidhjes Demokratike do të punojnë për harmonizimin e programit në njërën anë dhe në anën tjetër, për reduktimin e numrit të ministrive. “Ne do ta synojmë numrin prej 12 të ministrive, ku së paku 30 për qind edhe sa i përket ministrave dhe zëvendësministrave do të jenë gra”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …