EULEX-i

Simmons: Në vend se ta përmirësojë qeverisjen, EULEX-i, dëmton administrimin e drejtësisë dhe injoron gjykimin e drejtë

Gjykatësi britanik, Malcolm Simmons, ish-shef i Gjykatësve Ndërkombëtarë të BE-së prej vitit 2014-2017, me një analizë të publikuar në “The Washington Times”, ka thënë se EULEX-i dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara, që vijnë prej vendeve të ndryshme të BE-së, duhet të ndalen. Ai ka thënë se gjithçka në lidhje me EULEX-in dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tregon se BE-ja nuk është një peshë e rëndë globale për administrimin e qeverisjes së mirë ndërkombëtare dhe, qartazi, nuk është një shembull që të tjerët do të dëshironin ta imitojnë. Simmons ka thënë se Shtetet e Bashkuara dikur ndihmuan miqtë e saj në Kosovë të shpëtonin dhe t’i çlironin ata nga spastruesit etnikë serbë. Ndërsa, tani kur liria e tyre kërcënohet përsëri, kësaj here nga evropianët – pastrues të demokracisë, është koha që Amerika t’i detyrojë evropianët që të ndalojnë, sepse liria e Kosovës është në rrezik.

Përmirësimi i sundimit të ligjit në një vend që ka dalë nga tmerret e luftës nuk ishte kurrë qëllim i EULEX-it dhe as qëllim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC), gjykatë me emrin qesharak “gjykata kangur”, e themeluar në Hagë, ku u vendosën të dërguarit për gjykim nga EULEX-i. Qëllimi i saj ishte gjithmonë politik. BE-ja nuk kishte pasur kurrë për qëllim të saj “ndërtimin e kombit” dhe, në mënyrë që ta paraqiste veten si një superfuqi globale për të rivalizuar Shtetet e Bashkuara, Kosova ishte përgjigjja.

 

Vështrimin e plotë të  ish-shefit të Gjykatësve të EULEX-it publikuar në “The Washington Times,  mund ta lexoni në Analiza

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …