​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se minatorët kanë hyrë në grevë

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se minatorët e Minierës me Flotacion, kanë hyrë në grevë. Ata kanë renditur disa kërkesa, për shkak të mosplotësimit të të cilave kanë nisur sot grevën. “Ju njoftojm se sot me datë: 24.10.2023 Minatoret e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri) dhe kërkesat e minatorve janë: 1. Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10. 2 Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit) 3. Sigurimi shëndetsor dhe kushtet e punës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …