Vendimi i MTI-së për vendosjen e një mase prej 30% për prodhimet që importohen në Kosovë ka shkaktuar reagime

Rritje e ndjeshme e vlerës së mallrave të eksportuara nga Shqipëria për në tregun e Kosovës

Gjatë tri viteve të fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të vlerës së mallrave të eksportuara nga Shqipëria për në tregun e Kosovës. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, Top Chanel njofton se për tri vitet e fundit, ka pas një rritje prej 13 për qind të mallrave të dërguara në Kosovë nga Shqipëria. Ky medium njofton se grupi me rritjen më të fortë në tregtinë me Kosovën është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve teksa grupi i dytë është lëndët djegëse, mineralet dhe energjia elektrike. “Operatorët që punojnë në treg më kanë thënë se janë orientuar drejt tregjeve që kanë fizibiltiet të lartë. Pra në tregun e Kosovës ka mundësi të blesh dhe të shesësh me fitim më të lartë. Kosova gjithashtu ka shumë nevojë sepse ka pasur një bllokim të ndjeshëm të produkteve që vinin nga Serbia dhe sigurisht do të plotësohej nga Shqipëria dhe siç e thashë orientimi i biznesit është i tillë që të gjejnë kohën dhe hapësirën e duhur për të përfituar nga tregjet që kanë nevojë për produktet që prodhohen në Shqipëri”, ka thënë për TCH, Bardh Sejdarasi, njohës i ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …