Armend Zemaj njofton se Danimarka do t'i dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Astra Zencea për Kosovën

Sipas ministrit Zemaj situata epidemiologjike është e qëndrueshme, por nuk duhet të lirohemi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme. Zemaj ka njoftuar se është takuar me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës, Lul Raka, Visar Berisha nga zyra e kryeministrit për të diskutuar për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrin pas hapjes së shkollave. “Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por assesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark në Hagë: Vrasja e Jasharajve paralajmëroi luftën, Bush i kërkoi Millosheviqit ndalimin e dhunës

Ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij në Hagë …