Sipas nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, fajtore për krizën e rëndë politike janë Gjykata Kushtetuese dhe opozita

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit drejtues të partisë Vetëvendosje, nënkryetari i saj, Glauk Konjufca ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohet shteti ynë. Sipas tij, fajet për krizën e rëndë politike me të cilën po ballafaqohet Kosova, e ka Gjykata Kushtetuese. “Kriza institucionale zgjati sepse, në pjesën e parë, partitë opozitare nuk donin që VV-ja ta ketë kryetare Albulena Haxhiun; ndërsa në pjesën e dytë po zgjat, sepse ato mendojnë se nuk ka republikë e as Kuvend nëse nuk zgjidhet një nënkryetar nga Lista Serbe. Gjykata Kushtetuese i kontribuoi krizës, qasja e saj ishte më shumë politike sesa kushtetuese” theksoi mes tjerash nënkryetari i partisë Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …