Situata e sigurisë në veri të vendit vlerësohet të jetë e qetë

Situata e sigurisë në veri të vendit vlerësohet të jetë e qetë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur për herë të parë në një takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët të KFOR-it Veri, kolonelin Saudan Dominique, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe gjendjen e sigurisë në komunë. Kryetari Bahtiri, pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës me pjesëtarët e KFOR-it, e njoftoi komandantin Dominique mbi gjendjen aktuale politike e të sigurisë në komunë, për të cilën tha se është e qetë dhe pa probleme.

Në vazhdim kryetari Bahtiri i tha komandantit Dominique se ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të inkurajojë kontakte dhe dialog me kryetarët e komunave në veri të Kosovës, por edhe ndërmjet vet qytetarëve të këtyre komunave dhe atyre të komunave në pjesën jugor të Ibrit, duke shtuar se ka lëvizje pozitive në këtë drejtim. Komandanti i Detashmentit të Përbashkët të KFOR-it Veri, koloneli Saudan Dominique, ka thënë se është i kënaqur me atë që ka dëgjuar nga kryetari Bahtiri, për të shtuar se bashkëpunimin e mirë të deritashëm ndërmjet komunës dhe Detashmentit të Përbashkët të KFOR-it Veri vetëm sa do ta intensifikojë dhe pasurojë, me qëllim që të realizimit të kërkesave të qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike për të jetuar në paqe.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …