Leonid Isajev: Përse Rusia nuk iu kundërpërgjigj me armë sulmeve të Amerikës në Siri?

Leonid Isajev: Përse Rusia nuk iu kundërpërgjigj me armë sulmeve të Amerikës në Siri?

Nëse marrim parasysh faktin se administrata amerikane të paktën e konsideronte hipotetikisht skenarin e ndërhyrjes ushtarake në Siri, Moska nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të blinte kohë  rreth “masave të ndëshkimit”. Ashtu sikur në  vitin e kaluar, asgjë nuk ndodhi pas sulmit amerikan, dhe, argumenti për mosmarrjen e ndonjë veprimi ishte se nuk kishte kërcënime ndaj instalimeve ushtarake ruse. Do të ishte punë e pamatur të ishte pritur një reagim të ndryshëm nga Moska. Përkundër fjalimeve emocionale, krerët e Kremlinit po përpiqen  të mos e kalojnë vijën dhe të shkaktojnë konflikt. Një konfrontim i drejtpërdrejtë me Aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të ishte një humbje e plotë për Rusinë në Siri, por nuk ishte e vështirë të shtonte konfliktin e armatosur global. Prandaj nuk është për t’u habitur që Rusia nuk iu përgjigj sulmeve të shumta ajrore izraelite në Siri.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, Izraeli shumë shpesh ka sulmuar infrastrukturën dhe objektet ushtarake të Sirisë. Në shtator, aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën një qendër për zhvillimin e armëve në provincën Hama, një muaj më vonë, një bateri ajrore në Damask, dhe në dhjetor një depo armësh pranë kryeqytetit. Në janar dhe shkurt, forcat ajrore izraelite sulmuan baza të ndryshme ushtarake siriane dhe iraniane, në Siri. Kohët e fundit, më 9 prill, Izraeli bombardoi bazën ajrore T-4 në krahinën e Hums, duke vrarë disa ushtarë iranianë. Në të njëjtën kohë, në asnjë nga këto raste sistemet ajrore ruse, duke përfshirë S-300, S-400 dhe “Pancir”, nuk sulmuan avionë luftarakë izraelitë. Është aq e qartë se Rusia ka zgjedhur një strategji dialogu, përmes së cilës siguron dhe nuk merr ndonjë hap të rrezikshëm në terren…(Pjesë nga një koment i gjatë, botuar në Al-Xhaxira)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …